Foto ilustruese

Zbatimi i masave anti-covid/ Policia në Berat vijon monitorimin e bizneseve dhe qendrave tregtare

19 Qershor 2020, 11:34| Përditesimi: 19 Qershor 2020, 11:40

  • Share

BERAT-Policia e qarkut Berat në bashkëpunim me task-forcën e cila është krijuar kohëve të fundit të grupeve të monitorimit për të gjitha bizneset apo qëndrat tregtare që ka qarku i  Beratit për të mundësuar zbatimin e të gjitha rregullave të aktit normativ.

Drejtori i policisë i qarkut Berat, Neritan Nallbati u bën thirrje qytetarëve që të bëhen bashkëpunues dhe të respektojnë rregullat e distancës, që të mos kthehemi më në një zonë problematike me Covid-19. Siç dihet, Berati ka vetëm 1 rast të shfaqur me Covid-19 i cili është vetëkarantinuar.

Policia do të monitorojë të gjitha bizneset ku janë marrë masa administrative për transportin e punonjësve të fasonerive, të cilët kanë tejkaluar numrin duhur. Lidhur me një mbrëmje mature që do zhvillohej mbrëmjen e djeshme ai u përgjigj se nuk është lejuar një gjë e tillë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?