Raphinha

Sport

Zbehet pakënaqësia, Raphinha drejt rinovimit me Barcelonën

21 Maj, 16:34| Përditesimi: 21 Maj, 16:37

  • Share

E ardhmja e Raphinhas te Barcelona po merr formë, por jo pa përplasje të vogla fillestare. Sipas asaj që raporton 'Sport' në Spanjë, sulmuesi brazilian ka refuzuar ofertën e parë të klubit për zgjatjen e kontratës, duke e konsideruar atë të pamjaftueshme në raport me kontributin që ka dhënë këtë sezon.

Oferta fillestare e Barcelonës përfshinte vetëm një zgjatje një vjeçare të kontratës ekzistuese, që aktualisht përfundon në verën e vitit 2027. Klubi propozoi ta çonte marrëveshjen deri në vitin 2028, por Raphinha nuk ishte dakord, duke kërkuar një kontratë deri në vitin 2029 dhe pa kushte shtesë.

Braziliani, i cili këtë sezon ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën me 34 gola dhe 25 asiste në të gjitha kompeticionet, beson se ka merituar më shumë. Kjo edhe për shkak të interesimit konkret nga klubet e pasura të Arabisë Saudite, të cilat janë gati t’i ofrojnë paga shumë më të larta.

Megjithatë, duket se situata po shkon drejt zgjidhjes. Sipas 'Sport', Barcelona ka ndryshuar qëndrim dhe është e gatshme t’i ofrojë Raphinhas një kontratë të re dy vjeçare, që do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në verën e vitit 2029, së bashku me një rritje të ndjeshme të pagës.

Marrëveshja e re pritet të finalizohet në ditët në vijim, duke i dhënë fund spekulimeve dhe duke i garantuar Barcelonës qëndrimin afatgjatë të njërit prej elementëve më të rëndësishëm në repartin ofensiv.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?