Festa e mësuesit duket se po e humbet simbolikën çdo vit e më tepër. Në vend të një kartoline a një luleje, edhe këtë 7 mars duket se do të dominojnë dhuratat. Të vënë para përgjegjësisë nga të vegjlit e tyre prindërit i kanë nisur blerjet dhe porositë ditë më parë.
“Një çantë, një kuletë”, tha një prind.
“Nuk e shohim fare pjesën e shpenzimeve, jo se kemi lekë, por janë disa gjëra që duhen”.
Pavarësisht situatës financiare të familjes, kur vjen puna për dhuratat e mësuesve nxënësit bëhen bashkë duke dhënë deri në 2 mijë lekë për t’i blerë mësuesve një dhuratë të kushtueshme.
“Ndonjë dhuratë, ose varëse. Ne fusim nga 20 mijë lekë secili, në klasë jemi 31 nxënës”, tha një nxënës.
“Kemi një nga mamatë e vajzave në klasën tonë që e bën çdo vit mbledhjen e parave dhe gjen një dhuratë shumë të bukur për mësuesen. Ne jemi 31 nxënës në klasë, zakonisht fusim nga 10 mijë lek secili dhe janë mbledhur goxha para. Pasi blejmë dhuratën, lekët që teprojnë ja japim në zarf", u shpreh një tjetër.
“Ne fusim nga 10 ose 20 mijë lekë”, shtoi më tej.
Për shumë të tjerë, lulet mbeten simbolikë e kësaj feste.
“Kemi menduar një kartolinë dhe një buqetë me lule”.
“Një tufë me lule apo një lule, sipas mundësive”.
“Kam menduar një pikturë dhe një tufë me lule”.
Por edhe në këtë rast gara se kush e blen buqetën më të madhe e të bukur, është e hapur! Të tjerë, nuk harrojnë të kujtojnë edhe ish-mësuesit.
“Minimumi është një ose dy lule që kushtojnë 5 mijë lekë, pastaj nëse flasim për buqetat varet nëse janë në shkollat private apo publike. Nëse flasim për shkollat private, natyrisht aty ka konkurrencë midis dhuratave që i bie vlera shkon goxha deri në 50 mijë lek. E quaj goxha, sepse është dhuratë shoqëruese, ka edhe diçka tjetër.
Janë shtuar shumë edhe ato që janë me transport, sepse nuk u dërgojnë vetëm atyre që janë në shkollë, por edhe ish-mësuesve që janë në pension”, tha luleshitësja.
Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, ky vogëlush ka zgjedhur ta urojë kështu mësuesen.
“Unë do t'i dhuroj një tufë me lule edhe një kartolinë që do ta shkruaj vetë. Në të do shkruaj mësuese gëzuar 7 marsin, të dua shumë dhe faleminderit për çdo gjë që më ke bërë”, u shpreh një nxënës.
/LISI/,e di shume mire c'behet atje,por vete i keni mesuar.Fusni kartmonedhat mes licenses, per policin edhe per nje gjobe trafiku edhe kur nuk ua kerkojne,vetem qe te mos e merrni ate gjobe.Kurse ne zyra e spitale i mesuat aq keq me para nen dore,sa tani nuk ju hedhin as syte po nuk u dhate /pjesen/.Dhe mesuesit nuk bejne perjashtim,mund te paguhen pak nga shteti,por marrin dhe ata /pjesen/ qe nga dhuratat e shtrenjta materialiste per 7 Mars e deri tek /shperblimet/ per /permiresim/te notave,provimeve e mesatares.
PërgjigjuKërkoj ndjesë se nuk po marr konkretisht komentet tuaja, sepse shumë mendojnë të njëjtën gjë. Në këtë rast mund të themi e kanë fajin prindërit e fëmijëve. Ato duhet të mblidhen së bashku e të diskutojnë në lidhje me këtë duhet ti blejnë mësuesit/es dicka simbolike në emër të gjithë klasës (një kartolinë, pikturë, lule të veçantë). Ato nuk kanë nevojë per gjëra materiale sepse marrin pagën, por për më shumë respekt. Ndoshta disa prind nuk kanë se ku ti marrin aq para e janë të detyruar ti gjejnë.
PërgjigjuSa turp...edhe këto lloj dhuratash bëjn korrupsion,M.e arsimit e degradoi edhe figurën e mësuesit.Nē vēnd që të meret ndonji inisiativ pēr të ndihmuar nxënsit në nevoj,nga ana e mësuesve ( të cilët jan me shumicë)nxënsit " detyrohen " tē blejnë dhurata luksi për mësuesēt.Është è turpshe,është korrupsion i lejuar nga qeverria.
PërgjigjuNdonje dhurate e lule jepeshin dhe ne kohen tone,zakonisht ndonje shishke e vogel parfumi,ndonje shami,buzekuq,geta ishin te zakonshme ne kohen tone.Me kujtohet qe njeres prej /zyshave/i bleme nje komplet qerasje likeri si klase.Por tani kohet kane ndryshuar.Duke marre parasysh gjendjen jo te njejte ekonomike te nxenesve sot dhe mendesite qe krijojne dhuratat e shtrenjta,duhet qe ministria te dale me nje urdherese,ose t'i ndaloje komplet dhuratat materiale,ose te vere nje limit sa duhet te kushtoje nje dhurate.Po jap nje shembull nga vetja:Ketu ku jetoj, kompania ku punoj edhe pse nuk eshte shkolle,prape lejon dhuratat per Krishtlindje qe punonjesit mund t'ja bejne njeri-tjetrit,qe mund te jene simbolike(lule,kartolina),ose materiale,ose giftcards dhe ka vene urdherese qe dhuratat nuk duhet t'a kalojne 20 $.Mendoj qe dhe ministria e arsimit ne Shqiperi duhet te beje te njejten gje,qe dhuratat te mos jene barre e rende dhe e detyrueshme per nxenesit qe mund te vijne nga gjendje ekonomike te ndryshme,por qe detyrohen te shpenzojne per shkak te presionit shoqeror e 100 arsye te tjera dhe nga ana tjeter,mesuesit te mos mesohen e te mos presin dhurata te shtrenjta,sepse dhe keta mesohen keq pastaj.
PërgjigjuE di ti Iris shkenca se cfare behet ne zyrat e shtetit shqiptar? Po ne dyer spitalesh, burgjesh, e cdo institucioni? Te zgjidhen keto njehere, pastaj te flitet per mesuesit, qe jane shtresa me e varfer e te arsimuarve e qe kane punen me te veshtire. Dhe ketu behet fjale per dhurate, jo per bakshish. Po ku ta dish ti o Iris pa irise, ti flet per "ketu ku jetoj". Ik e fli ne uje se na hapet barkun me keto parimoret tuaja pa e ditur fare realitetin ketu dhe s'u mbyllet goja.
Brezi i ri sigurisht qe do te degjenerohet . Ketu me te degjeneruar jane ata qe i edukojne ! Sa turp qe mesuesi pranon lek nga femijet ! A ka me turp ?? Cfare i meson femijes ? Respekti e dashuria blihen e shiten me lek ? Nuk ekziston kjo praktike ne asnje vend . Eshte nje cmenduri e kthyer ne normalitet .
PërgjigjuMesuesit jane respekt nga cdo brez e cdo kohe. Cfare mund te bej mesuesi kur brezat qe po vijne jane degjeneruar komplet.telefon.sharje e goje banale.droge e alkol edhe pastaj e ka fajin mesuesi qe ka festen 1 her ne vit.
Përgjigju