Detaje të reja janë bërë të ditura nga qindra arrestime të ndodhura për shkak të aplikacionit ‘Ghost-s’, ku midis tyre ka dal në pah dhe bashkëpunimi i australianëve me një organizatë kriminale shqiptare.
Një prej australianëve të arrestuar për lidhje me krimin e organizuar shqiptar, dyshohet se ka trafikuar kanabis në vlerë prej 1.2 milionë dollarësh dhe komunikimi është zbuluar në platformën sekrete, informoi sot policia australiane.
36-vjeçari nga Victoria e Kanadasë, u identifikua gjatë operacionit KRAKEN të udhëhequr nga Policia Australiane, si një trafikant i dyshuar që përdorte pajisjen e koduar të komunikimit kriminal (ECC) 'Ghost' në lidhje midis anëtarëve të një organizate kriminale shqiptare.
Si rezultat i këtij informacioni, policia e lidhi atë me sekuestrimin e 140.000 dollarëve para të paligjshme të fshehura në një automjet në autostradën Hume (21 qershor 2024) dhe sekuestrimin e 28 kg kanabis me vlerë 255.000 dollarë para të paligjshme bashkë me një mjet Porche.
Oficerët e Taskforcës së Përbashkët të Krimit të Organizuar (JOCTF) bashkë me oficerë të policisë australiane ekzekutuan tre urdhrër-arreste të martën (17 shtator 2024), në periferitë Victorian të Hillside dhe Aintreem, ku gjetën dhe sekuestruan 25 kg bimë kanabisi të prodhuar me llampa. Oficerët nga JOCTF arrestuan ditën e djeshme në Hillside dhe një 27 vjeçar në Aintreem.
Ghost" përdorej ekskluzivisht nga kriminelët dhe u bë i njohur ditën e djeshme pas një operacioni ndërkombëtar i zhvilluar nga Policia Australiane me Europol. Gjatë zhvillimit të operacionit janë arrestuar me qindra të përfshirë në këtë aplikacion që kryesisht përdorej për komunikimin e trafiqeve të drogës. Sipas rezultateve të operacionit janë kryer: 38 arrestime, 71 urdhër bastisje të kryera, parandalim i 50 kërcënime për jetën dhe sekuestrimi i më shumë se 200 kg drograve të paligjshme bashkë me 25 armë.Gjatë arrestimeve është përmendur dhe përfshirja e shqiptarëve, por ende nuk ka të dhëna konkrete të një arrestimi.