Kreshnik Tusha, i arrestuari i parë për vrasjen e dyfishtë në Laç të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ka depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesë për t'u liruar nga burgu. Kjo kërkesë e tij vjen me arsyetimin se u zbardhën autorët e vrasjes së dyfishtë në Laç dhe se ndaj tij nuk ka asnjë provë që e implikon në këtë atentat.
Tusha ka mbetur gjithashtu i plagosur si pasojë e shkëmbimit të zjarrit që pati me viktimat në këmbë. Ai ka qenë kontradiktor me dëshminë e dhënë përpara efektivëve blu të kryeqytetit. Përpara mjekëve, te spitali i Traumës në Tiranë, ai ka deklaruar se është vetë-plagosur me armë, e ndërsa përpara prokurorit ka deklaruar se i bënë atentat. Për këtë arsye, togat e zeza e kanë lënë në qeli.
Report TV ka mësuar emrat e tre bashkëpunëtorëve të Eduart Lamajt, autor i vrasjes së dyfishtë në Laç të ndodhur më 30 maj, ku janë shpallur në kërkim 33- vjeçari Ilir Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola.
Lajmi kryesor: