Foto nga ngjarja

Zbërthehet qepeni e thyhen xhamat e dyqanit në Urën-Vajgurore, vidhet numër i lartë celularësh

2 Mars 2020, 14:04| Përditesimi: 2 Mars 2020, 14:59

  • Share

BERAT- Një dyqan celularësh është vjedhur në Urën-Vajgurore në orët e pra të mëngjesit dhe akoma nuk dihen autorët.

Në lagjen “18 shtatori” autorët kanë vepruar duke zbërthyer qepenin e dyqanit e pikës së rimbushjes së telefonave e duke thyer xhamin.

Sipas policisë, autorët kanë marrë 13 aparate telefoni celular të markave të ndryshme në dyqëanin në pronësi të 57-vjeçarit me iniciale A.P.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen, dokumentimin, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?