Cristiano Ronaldo premtoi se do të flasë dhe e ka bërë. Në një intervistë gazetarin Piers Morgan ylli portugez ka treguar atë se çfarë po ndodh me të te Manchester United. “Ndihem i tradhtuar”, tha Cristiano, duke i fajësuar drejtpërdrejtë trajnerin e tij, Ten Hag, ndonëse e pranon që ky i fundit nuk është i vetmi që e do jashtë klubit.
“Jo vetëm trajneri, janë dy-tre të tjerë që duan që unë të largohem klubi. Unë nuk kam respekt për të, sepse ai nuk më respekton mua. Nëse ju nuk keni respekt për mua, unë nuk do të kem kurrë respekt për ju”, tha ai.
Në intervistë Cristiano ka edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për kritikët e tij, ndër më të fortët ish-lojtari i Djajve të Kuq, Wayne Rooney.
"Nuk e di pse më kritikon kaq shumë. Ndoshta sepse e mbaroi karrierën dhe unë ende po luaj në një nivel të lartë. Nuk do të them se dukem më mirë se ai, që është e vërtetë...", tregon ai.
Portugezi thotë se kjo situatë nuk është shfaqur këtë sezon.
"Ndoshta nuk duhet ta them, por njerëzit duhet ta dinë të vërtetën. Jam ndjerë i tradhtuar. Kam ndjerë se disa njerëz nuk më duan këtu. Jo vetëm këtë vit, por edhe vitin e kaluar”, shtoi CR7.
Ronaldo ankohet që klubi nuk po e mbron historinë e tij duke thënë se nuk ka bërë asnjë proges.
“Nuk kam parë asnjë evolucion në klub që nga largimi i Sir (Ferguson), progresi ka qenë zero”, shtoi Ronaldo.
Një deklaratë e tillë vjen në një kohë kur ka pasur prej kohësh zëra se 37-vjeçari do largohet nga MU, e sot ai zgjodhi të tregojë të gjithë të vërtetën.