TIRANË- Pak javë më parë në qendrën e azil-kërkuesve në Tiranë ishin qindra emigrantë, sot kanë mbetur vetëm 15.
Ato kanë arritur që të largohen ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Sipas dokumentit të siguruar nga Report TV është krijuar një linjë e re trafiku nga Shqipëria drejt vendeve të BE, përmes Mitrovicës. Linja e re e trafikut të emigrantëve është Tiranë-Morinë-Prishtinë-Mitrovicë, e cila organizohet nga shqiptarë edhe sirianë.
Vetëm pak ditë më parë në Kosovë u kap një kamion me 24 emigrantë. Në pranga ranë 2 trafikantët shqiptarë.
Arrestimi i trafikantëve shqiptarë nga policia e Kosovës
Lajm në përditësim
Komento