Ulet borxhi publik, raporti: Ndikoi pozitivisht zhvlerësimi i euros dhe konsolidimi fiskal

17 Shtator 2019, 17:38| Përditesimi: 17 Shtator 2019, 18:05

  • Share

Rreth 1.1 miliardë lekë ka arritur niveli i borxhit publik në vitin 2018. Sipas projektligjit faktik për vitin e kaluar që është hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, borxhi publik ka rënë me 2.9% krahasuar me vitin 2017, dhe zbriti në nivelin e  67.2% në raport me Prodhimin e  Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ndër faktorët që kanë ndikuar në reduktimin e borxhit sipas Ministrisë së Financave është konsolidimi fiskal dhe mbiçmimi i monedhës vendase në raport me monedhat e tjera. Zhvlerësimi i monedhave të huaja dhe kryesisht i euros, ka vazhduar që nga fundi i vitit 2017 dhe që u ndje më së shumti gjatë sezonit veror për vitin 2018, dhe që vijon ende. Edhe nga ekspertët rënia e euros është në favor të shtetit për shqyerjen e borxhit publik.

Për sa i përket portofolit të borxhit publik sipas instrumenteve, më shumë se gjysmën e peshës e mbajnë bono thesarit, obligacionet dhe eurobond, ndjekur nga huatë e huaja me destinacion financimin e projekteve dhe huatë në formën e mbështetjes buxhetore.

Ndërkohë portofoli i borxhit të jashtëm mbizotërohet nga monedha euro me 66.3% e ndjekur nga USD me 22.4%.

Ulja e nivelit të borxhit është edhe një nga objektiv e qeverisë shqiptare, e cila synon ta ulë nivelin e tij deri në 50% deri në fund të këtij mandati.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?