Foto nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Zbriti për të bërë foto, 'Benz'-i merr përpara turistin ukrainas në Elbasan (FOTO)

12 Qershor 2019, 17:59| Përditesimi: 12 Qershor 2019, 18:25

  • Share

Një turist ukrainas është plagosur, pasi e përplasi një makinë në aksin Elbasan-Librazhd. Ai kishte ardhur me pushime në Shqipëri me një rulot dhe kishte ndaluar buzë rrugës për të bërë një foto të tunelit pranë Xibrakës.

Ndërsa një automjet tip 'Benz' që u fut në parakalim në këtë pjesë të aksit humbi kontrollin dhe e mori përpara turistin V.B. rreth 35 vjeç nga Ukraina që kishte zbritur duke e plagosur.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet duke shoqëruar drejtuesin e makinës A.O. 24 vjeç, raporton gazetari Aldo Kozarja. I plagosuri është transportuar  në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Komento

Komente

  • shofer derr: 12/06/2019 20:30

    Paska dale nga rruga qe i ra ukrainasit, debili,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?