Shpata e zbuluar nga arkeologët

Zbulim i rrallë në Gjermani! Një shpatë 3 mijë vjeçare u gjet pranë eshtrave të tre personave në një varr

17 Qershor 2023, 14:38| Përditesimi: 17 Qershor 2023, 14:48

  • Share

Arkeologët gjermanë kanë gjetur një shpatë të groposur që daton më shumë se 3 mijë vjet më parë dhe i përket epokës së bronzit.

Shpata prej bronzi me një dorezë tetëkëndëshe dhe disa sende të tjera prej bronzi u gjetën në një varr bashkë me eshtrat e një burri, gruaje dhe djali dhe sende të tjera prej bronzi.

Mendohet se shpata i përket fundi shekullit të 14-të para Krishtit dhe studiuesit besojnë se u la në varr si një dhuratë varrimi.

Arkeologët dhe studiuesit u shprehën entuziastë për zbulimin, teksa thanë se një shpatë si kjo, me një dorezë tetëkëndëshe të bërë tërësisht prej bronzi, është një gjetje e rrallë.

Studiuesit besojnë se shpata ishte një armë e vërtetë, pasi qendra e gravitetit në pjesën e përparme të tehut tregon se ajo ishte krijuar kryesisht për prerje.

Shpata mendohet se u la në varrin që përmbante eshtrat e tre personave, të cilët u varrosën menjëherë pas njëri-tjetrit, ndonëse nuk është e qartë se cila ishte marrëdhënia e tyre.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?