Gjatë gërmimeve në bregun e liqenit të Ohrit, në zonën Lin3

Zbulimet arkeologjike gjatë 2022, vendbanimet palafite e relikja lundruese 7500-vjeçare në Lin të Pogradecit

17 Mars 2023, 19:52| Përditesimi: 17 Mars 2023, 21:09

  • Share

Është mbajtur gjatë ditës së sotme pranë Muzeut Arkeologjik (Instituti Arkeologjik -Akademia e Studimeve Albanologjike) konferenca shkencore “Viti arkeologjik 2022”, për njohjen me rezultatet e kërkimeve në terren që kërkuesit kanë kryer gjatë vitit të shkuar. Mes temave që janë diskutuar është edhe vendbanimi i Neolitit të Hershëm në Pogradec.

Sa i përket zonës Lin 3, në bregun e liqenit të Ohrit, ku arkeologë shqiptarë e zviceranë, të drejtuar nga prof Albert Hafner (Universiteti i Bernës), Ilir Gjipali e Adrian Anastasi kanë bërë gërmime gjatë vitit që lamë pas u sollën në vëmendje zbulimet. Siç është shprehur për Report tv gjatë verës të 2022 (kohë kur edhe u kryen kërkimet) arkeologu nënujor Adrian Anastasi, tha se në këtë zonë, janë bërë zbulime të vendbanimeve palafite 7500-vjeçare. Madje siç shton më tej për televizionin po i kësaj moshe mendohet të jetë edhe një mjet lundrues (pirog) që kanë zbuluar po në këtë zonë.

Sondazhet e zbulimit janë dërguar ndërkohë në Bernë të Zvicrës, ku priten në vijim rezultatet. Vendbanimet palafite të shtrira gjatë bregut të liqenit në një zonë prej më shumë se 30 km, siç thotë Anastasi, mund ta bëjnë sitin palafit të Linit të konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë, ose më i madhi në Evropë.

 

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?