Kultura

Zbulimet e reja në Antigone mund të ndryshojnë historinë! Arkeologët gjejnë strukturë banese, qeramikë e monedha (VIDEO)

25 Shtator, 16:24| Përditesimi: 25 Shtator, 21:11

  • Share

Profesorë nga Universiteti Italian i Maceratës dhe Universiteti i Tiranës prezantuan në Gjirokastër rezultatet e ekspeditës arkeologjike në qytetin antik të Antigonesë. Ata sugjerojnë se qyteti mund të jetë më i hershëm se shekulli i III para Krishtit, por pa dhënë datime të sakta, pasi objektet e zbuluara kërkojnë analizë të plotë.

 ***

Gjirokastër - Qyteti Antik i Antigonesë, që mendohet se është themeluar nga Piro i Epirit në shekullin e III Para Lindjes së Krishtit mund të jetë dhe më i hershëm.

Arkeologë e studiues, shqiptarë dhe italianë, në përfundim të ekspeditës disamujore thanë se gjetjet janë impresionuese dhe mund të çojnë në rishkrimin e historisë.

Profesori i Universitetit të Maceratës, Roberto Perna tha se është zbuluar një banesë me arkitekturën e saj origjinale si dhe disa objekte prej qeramike e monedha që ofrojnë një panoramë më të plotë të qytetit antik.

 “Ne kemi punuar në Adrianopol dhe shumë site të tjera. Ka qenë e rëndësishme të kuptonim çfarë kishte ndodhur në Antigone, një qendër e rëndësishme qytetërimi në luginën e Drinos që daton nga shekulli i III para Krishtit dhe deri në shekullin e I, para lindjes Krishtit”.

 Ndërsa Mereglen Meshini nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore theksoi se është ende herët për datime të sakta, por gjetjet janë premtuese sepse mund të çojnë në një kronologji të re, jo vetëm të themelimit por dhe të jetëgjatësisë së qytetit antik.

 “Janë zbuluar gjurmë që nuk njiheshin më parë. Është ende herët për datime të sakta, por të dhënat janë premtuese për të identifikuar faza më të hershme se ato që njiheshin deri tani”, thotë Mereglen Meshini, drejtori i Shërbimit Arkeologjik.

 Aktiviteti, i organizuar nga Universiteti i Maceratës dhe Instituti i Arkeologjisë i Tiranës, bashkë me DRTK Gjirokastër, synoi jo vetëm prezantimin e gjetjeve, por edhe trajnimin e studentëve si dhe promovimin e zhvillimit të turizmit kulturor.

 “Projekti ka në fokus edhe trajnimin e studentëve si nga Macerata, ashtu edhe nga Universiteti i Tiranës”, u shpreh Sabina Veseli nga Instituti i Arkeologjisë.

 Në fund, arkitekti Massimo Sargolini foli për planifikimin territorial, duke propozuar që këto gjetje të rëndësishme arkeologjike të lidhen me zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • rezi: 25/09/2025 17:47

    Ne krenohemi me lashtësinë si komb por një gjë nuk kuptoj,KUR PASKEMI QËNË KAQ TË PËRPARUAR NË LASHTËSI QE JA KALOJMË DHE SHUMË KOMBEVE PËRSE KEMI MBETUR KAQ SHUMË MBRAPA sepse ne me botën jemi qindra vite pas si në infrastrukturë e në zhvillim.

    Përgjigju
    • elementare: 26/09/2025 18:36

      Nuk kemi qene ndonjehere te perparuar si shoqeri. Analizen e shoqerise shqiptare e ka bere ne menyre te perkyer Konica. Aty jemi akoma. Shqiptari mendon vetem per perfitimin e çastit, nuk shikon me tej, nuk i intereson ç'do te behet pas nje viti a pas 100 vjetesh, nuk beson as ne zot, as ne ndonje ide tjeter, po vetem te paraja. Kçk. Prandaj nuk e krijoi kishen e vet e vet, si popujt e tjere te Ballkanit, u islamizua ne shumice dhe ka 35 vjet qe nuk di çfare ben me kete shtet qe i ka ngecur ne dore. Kombet ekzistojne qe prej shekullit te 19, u formuan si rezultat i Revolucionit Francez, jo me heret. Me heret kishte perandori te ndryshme shumetnike dhe brenda tyre shtresa me interesa te ndryshme. Kemi bere pjese ne disa prej tyre: ne ate romake, bullgare, bizantine, serbe, veneciane, osmane, italiane. E fundit: eshte marrezi te mendosh qe jemi pasardhesit e njerezve qe kane jetuar 2500 vjet me pare ne Antigone. Ne 2500 vjt bota permbyset disa here. Dhe kjo vlen per te gjithe, jo vetem per ne, megjithese ka te fandaksur qe kujtojne se jane pasardhesit e Akilit apo te Homerit, apo te Moisiut etj.

    • Kombi: 25/09/2025 22:05

      Do te shtoja dhe periudhen e mesjetes e cila la ne prapambetje te gjithe popujt europiane deri kur erdhi Rilindja europiane me perparimet ne shkence. Pastaj rrjedha vazhdon me pushtimin Osman etj

    • Lexuesi: 25/09/2025 19:54

      1. Prapmbetja otomane qe mendonte per te ndertuar xhami, jo per shkolla. 2. Urrejtja fetare europiane, qe ndihmoi serbine dhe greqine por jo shqiperine. 3. Enver Hoxha 4. Sali Berisha

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?