Pas videos së gjurmëve të strukturës së murit të vjetër, të zbuluar gjatë gërmimeve në zonën ku do të rindërtohej shkolla 9-vjeçare 'Eftali Koçi' në Durrës, Report tv, sjell fotografi të detajuara të fragmenteve të mureve rrethuese, që mendohet të datojnë në shekujt IV-III p.e.s.
Imazhet përcillen për televizionin nga vetë arkeologia e licensuar Iris Pojani, që ka ndjekur procesin e gërmimit, e cila thekson se këto zbulime, ku përfshihen edhe punime qeramike, objekte metalike etj., mund të jenë ndër më kryesoret të realizuara në qytetin bregdetar në 30 vitet e fundit.
Arkeologia Pojani pohon se për zbulimin në fjalë është hartuar një raport i detajuar që është dorëzuar pranë Ministrisë së Kulturës, ndërkohë, për vetë rëndësinë që ai ka, Instituti Kombëtar për Trashëgiminë Kulturore mori vendim më datë 3 qershor 2022 për ruajtjen e gjetjeve arkeologjike. Shkolla “Eftali Koçi” ishte në proces rindërtimi përmes fondeve të Bashkimit Evropian.
E gjithë hapësira në fjalë është pjesë e zonës arkeologjike A të qytetit 3000-vjeçar dhe gjetjet e deritanishme mund të jenë vetëm fillesat e një zbulimi edhe më të rëndësishëm që mund të dalë në dritë në vijim.
Mijëra statuja të vogla prej balte të pjekur u gjetën në këtë kodër në një zbulim masiv të bërë në vitin 1970 nga arkeologu Vangjel Toçi.
Ndër vite arkeologët kanë folur për sanktuarin apo tempullin e perëndeshës Artemis, që ngrihej aty në lashtësi.
Durresi esht POMPEI i Shqiperise. Per 10 kacidhe kane ndertuar ato shemtira ndertesash duke groposur histori. Arkeologji e kulture qe do prodhonte te ardhura ne jet te jeteve ne qofte se do kish nje fund marrezie..do ish shkaterrimi i ndertaseva ne durres. Pa frk e turp.sic kan bere vangjushi e zagaret injorant kush pengon oduke groposur e.fshire cdo gjurme.
Përgjigju