Zbulimi arkeologjik në Tepelenë, specialisti: I përket shekullit III-II para lindjes së Krishtit

25 Gusht 2020, 15:37| Përditesimi: 25 Gusht 2020, 15:55

  • Share

Zbulimi arkeologjik në Turan të Tepelenës nga një banor i zonës, i përket shekullit III- II para lindjes së Krishtit. Konstatimi është bërë pas vëzhgimit që i ka bërë në terren varrit të vjetër, specialisti i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Maringlen Meshini.

 “Kemi të bëjmë me një gjetje rastësore që ka ardhur, si pasojë e punimeve bujqësore. Bëhet fjalë për një varr që nisur nga konstruksioni që ka mund të themi se mund të jetë i shek III-II para lindjes së Krishtit”, shprehet arkeologu Maringlen Meshini.

Arkeologu shton se materialet e gjetjet brenda në varr, si qeramike dhe disa monedha, do t’i ndihmojnë për të vërtetuar nëse varri i përket apo jo periudhës helenistike.

 “Raporti i terrenit do të kalojë pranë Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë, i cili do të përcaktojë më tej se çfarë do të bëhet. Por, ne na bën optimist, potenciali i konsiderueshëm që zona. Kjo e shton më shumë hartën e periudhave të ndryshme, që na kanë munguar për këtë pjesë”, shprehet Maringlen Meshini.

Varri u zbulua para disa muajsh nga Nuro Kuçi, banor i Turanit, i cili ishte duke punuar tokën me traktor.

"Pllakën mbi varr e gjeta kur isha duke punuar tokën. Thonë se kanë gjetur edhe varre të tjerë, sikundër gjeta edhe unë. Në të kishte disa monedha bronzi, një kandil qeramike, disa enë ceremoniale, një qyp me ujë dhe një me vers të mbyllur hermetikisht", shprehet banori Kuçi,

Ndërsa, Meshini përfundon se gjatë ditëve në vazhdim specialistët e trashëgimisë do të vazhdojnë punën për dokumentimin e saktë të këtyre gjetjeve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?