Shkencëtarët kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm për një planet që sipas tyre nuk duhet të ‘ekzistonte’.I ngjashëm me Jupiterin dhe 520 vite dritë larg nga Toka, planeti i zbuluar mund të jetë një mbijetues shpërthimesh.
Planeti i gazit njihet si 8 UMib dhe u emërua ‘Halla’ pasi u zbulua fillimisht nga astronomët koreanë në vitin 2015, të cilët e quajtën kështu pasi ‘Halla’ emërton një vend të shenjtë.
Eksoplaneti rrotullohet rreth një ylli gjigant më të madh se dielli ynë i quajtur Baekdu, i vendosur në yjësinë e Arushës së Vogël.
Astronomët besojnë se planeti i mbijetoi tranzicionit shkatërrues të yllit të tij, i cili normalisht duhet të kishte zhdukur të gjithë planetët e afërt me të.
Një studim që detajon zbulimin u botua në revistën Nature.Autori i studimit, Dr. Dan Huber, një anëtar i Këshillit Kërkimor Australian në Universitetin e Sidneit, vuri në dukje se mbijetesa e ‘Halla’ ishte një surprizë për studiuesit. Ai shpjegoi se ylli duhet të kishte gllabëruar gjithçka aty pranë, përpara se të kthehej në gjendjen aktuale.
Tani, astronomët dhe shkencëtarët po përpiqen të përcaktojnë nëse është e mundur që planeti t’i rezistojë një ngjarje kaq shkatërruese sa ajo e yllit të tij.
Një mundësi tjetër është që Halla të jetë një planet mjaft i ri, i lindur nga një re gazi e krijuar nga një përplasje katastrofike mes dy yjeve.