Ish-sulmuesi i Lazios, Miroslav Klose e kupton se lojtarët në fund të karrierës së tyre, si Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, largohen nga Evropa për në Arabinë Saudite, por beson se ishte shumë herët për Sergej Milinkovic-Savic.
Ish-sulmuesi i Gjermanisë dhe Lazios foli për Corriere dello Sport për transferimin e mesfushorit te Al-Hilal. “Kam parë 20 minuta të një ndeshjeje të Ligës Pro Saudite, kështu që nuk e di vërtet se çfarë niveli janë”, pranoi Klose.
“Megjithatë, shumë lojtarë po shkojnë atje. Besoj se nëse je në fund të karrierës, si Benzema apo Cristiano Ronaldo, ka kuptim të shkosh atje në shkretëtirë. Ndryshe është për Milinkoviç. Për mua nuk ishte koha e duhur për këtë lëvizje. Mendoj se Anglia ose Spanja do t'i kishin përshtatur më shumë, por është vendimi i tij dhe ne duhet ta pranojmë atë", tha legjenda gjermane.
Klose pati mundësinë të largohej nga Evropa në fund të karrierës së tij si lojtar, por hodhi poshtë një ofertë nga Kina sepse familja e tij donte të kthehej në Gjermani pas disa vitesh në Romë me Lazion.
"Unë mund të kisha shkuar në Kinë, por thashë jo sepse isha38 vjeç. Unë kisha vendosur tashmë që do t'i jepja fund karrierës sime me Lazion dhe familja ime donin të ktheheshin në Gjermani", tha Klose.
Kujtojmë se Savic u largua pas tetë vitesh nga Lazios, me 28-vjeçarin që ishte një zbulim i Igli Tares, ish-drejtorit sportiv të klubit nga Serie A.