Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zbulimin e një varr ku janë të varrosur 4 trupa dhe një tjetër pak më matanë në Përmet, që dyshohet se janë viktima të diktaturës komuniste. Me një postim në Facebook, Meta kërkon zbardhjen e të vërtetës, ndërsa shton se të ekzekutuarit padrejtësisht, meritojnë një vendprehje dinjitoze.
Meta thotë se krimet e diktaturës duhet të dënohen si dhe duhet të gjendet të gjitha viktimat e regjimit.
"U njoha për zbulimin në Përmet, sipas të dhënave paraprake, të një varri masiv, ku dyshohet se prehen viktima të represionit dhe terrorit të diktaturës. I nxis institucionet përgjegjëse shtetërore për zbardhjen me transparencë dhe ndriçimin e së vërtetës. Të ekzekutuarit padrejtësisht dhe martirët e pafajshëm meritojnë një vendprehje dinjitoze, respektin e plotë dhe nderimin e duhur shtetëror. Theksoj me forcë domosdoshmërinë, jo vetëm të dënimit të krimeve monstruoze të diktaturës, por edhe gjendjen e të gjitha viktimave të atij regjimi mizor, në mënyrë që shpirtrat e tyre të pushojnë në paqe duke u dhënë njëherë e mirë qetësi dhe ngushëllim familjarëve e pasardhësve të tyre, por edhe të gjithë shoqërisë", shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Zbulohet një varr me 5 trupa në Përmet, shoqata e ish-të përndjekurve: Mund të jenë viktima të vrarë nga komunizmi! Asnjë reagim nga institucionet
//ReportTv.al