Tre fituesit e çmimit Nobel për fizikë për vitin 2025

Bota

Zbulimi në mekanikën kuantike, tre shkencëtarët amerikanë fitojnë çmimin Nobel në fizikë

7 Tetor, 11:59| Përditesimi: 7 Tetor, 15:09

  • Share

Tre shkencëtarët amerikanë John Clarke, Michel H. Devoret dhe John M. Martinis, janë shpallur  fitues të Nobelit në Fizikë për vitin 2025.

Çmimi iu dha nga Akademia Mbretërore e Shkencave suedeze “për zbulimin e tunelimit makroskopik mekanik kuantik dhe kuantizimit të energjisë në një qark elektrik.”

Çmimet Nobel u krijuan nga shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në vitin 1896. Çmimi vjen me një shpërblim prej 11 milionë kronash suedeze, që është më shumë se 997,000 euro.

Nga viti 1901 deri në vitin 2024, u dhanë 118 Çmime Nobel në fizikë. Pesë nga 227 fitueset e fizikës kanë qenë gra, përfshirë Marie Curie në vitin 1903.

A.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni ‘finalen‘ Serbi-Shqipëri?