Avokati i Popullit

Emrat, zbulohen 13 kandidatët që synojnë të drejtojnë institucionin e Avokatit të Popullit

10 Maj 2022, 10:39| Përditesimi: 10 Maj 2022, 10:42

  • Share

13 janë emrat e kandidatëve që konkurrojnë për të marrë pozicionin e Avokatit të Popullit në Shqipëri. Ka një traditë të heshtur parlamentare në Shqipëri, ku është lënë që Avokati i Popullit të zgjidhet nga opozita. Ndaj edhe pak ditë më parë Kryeministir Rama iu drejtua opozitës duke i kërkuar emrat për Avokatin e Popullit.

Në këtë listë është edhe emrin e Erinda Ballancës, e cila është aktualisht në krye të këtij institucioni dhe kërkon një tjetër mandat, por ka emra të njohur të ligjit dhe shoqërisë civile në Shqipëri.  Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i Presidentit Meta, është gjithashtu një prej emrave.

Lista e kandidatëve:

Jordan Daci

Evis Fico

Erinda Ballanca

Bledar Dervishaj

Ahmet Premçi

Endri Papajorgji

Brikena Kasmi

Boriana Nikolla

Altin Goxhaj

Ermir Kapedani

Olta Aliaj

Jorida Rustemi

Drita Avdyli

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?