Report Tv zbulon 6 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nga opozita parlamentare që votuan kundër marrëveshjes së 5 Qershorit. Kundër marrëveshjes votuan kryetari i grupit Demokrat Myslym Murrizi, Halit Valteri, Korab Lita, Halil Jakimi, Ylli Shehu dhe Adriatik Alimadhi. Fleta e votimit të Ralf Gjonit doli e pavlefshme, pasi i vendosi kryq. Pakti u miratua me 99 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenim. Rudina Hajdari votoi pro marrëveshjes, pasi mori garancinë për hapjen e listave.
Lajmi kryesor: