Zbulohen 60 kalke origjinale të shekullit XX me mbishkrime epigrafike mbi teatrin e Butrintit

13 Janar 2021, 17:40| Përditesimi: 13 Janar 2021, 21:33

  • Share

Misioni arkeologjik italo-shqiptar prej mese dy dekadash vazhdon punën në Finiq dhe Butrint për të nxjerrë në dritë zbulime të reja arkeologjike. Ndonëse, për shkak të pandemisë Covid 19 këto gërmime në terren gjatë vitit që lamë pas u pezulluan, përfaqësuesja e Institut të Arkeologjisë në Tiranë, arkeologia Belisa Muka teksa na rrëfen bashkëpunimin me drejtuesin e misionit Enrico Giorgi (Universiteti i Bolonjas), ndalet dhe një tjetër zbulim i rëndësishëm i arritur nga profesoresha e shkrimit latinë Simona Antolini. Janë 60 kalke origjinalë epigrafike të realizuar gjatë shekullit të kaluar nga epigrafisti Luigi Morricone gjatë misionit të parë arkeologjik italian në Butrint drejtuar nga Luigi Maria Ugolini.

“Është një gjë shumë e bukur se për shkak të situatës, jo vetëm projekti i Butrintit në kërkimet Foinike Butrint u ridimensionuan në kushtet aktuale. Por, ndërkohë ne jemi të pozicionuar në kërkimet tona në terren në zonën e Akropolit, aty ku është edhe linja më e hershme e fortifikimeve të qytetit, e periudhës arkaike. Jemi pikërisht në këtë hapësirë, e cila ka dhënë rezultate interesante mbi struktura perandorake romake apo edhe më të vona, mesjetare”, tregon arkeologia Belisa Muka.

Ky ishte aktiviteti kryesor, por paralelisht arkeologët kanë zhvilluar dhe projekte të tjera; siç janë webinar-ët.
“Në këtë kontest zbulimi që nuk është i d.p.d arkeologjik, por një formë tjetër arkeologjike, është zbulimi i 60 kalkeve me mbishkrimet origjinale të teatrit. Janë materialet origjinale që janë nxjerr nga arkitekti i misionin Luigi Morricone. Për një arsye apo një tjetër, këto shkrime kishin përfunduar në shkollën italiane të Arkeologjisë së Athinës. Kjo dosje rimerret nga profesoresha e nderuar Simona Antolini. Mbishkrimet janë të trajtuara, por një rishikimi i teksteve të caktuara do të hedh dritë jo vetëm mbi gërmimet në këtë teatër, por dhe mbi materialet epigrafike. Mendohet se do të ketë risi. Të gjithë presim me padurim rezultatet e punës së koleges së nderuar”, tregon Muka.

Sa i përket misioneve arkeologjike gjatë vitit 2021, Muka shpreson që të rikthehen në terren. 

“Ne shpresojmë që t’i rikthehemi terrenit, ashtu siç dimë ta bëjmë. T’u rikthehemi gërmimeve në Butrint aty ku i lamë në vitin 2020. Profesoreshë Simona Antolini është pjesë e grupit tonë, si latiniste. Bashkëpunimin me misionin italian do ta vazhdojmë në Foinik dhe Butrint”. thotë Muka. 

Gjatë vitit që lamë pas është inauguruar edhe  një   faqe  web-i  kushtuar  misionit   arkeologjik italo-shqiptar, që ka si  qëllim   përditësimin e gërmimeve arkeologjike.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?