Bimët kanabis që u gjetën në Lezhë

Zbulohen 654 bimë kanabis në dy fshatra të Lezhës, kultivuesit nuk dihen ende

30 Qershor 2023, 12:27| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 12:44

  • Share

Nga kontrollet e kryera në zona të thella malore, policia ka zbuluar 534 bimë kanabisi në dy fshatra të qarkut Lezhë.

Në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, policia zbuloi 534 bimë kanabisi të kultivuara në një kodrinë në fshatin Kaçinar, në Mirditë.

Ndërsa 120 bimë të tjera u gjetën në fshatin Buten, njësia administrative Ungrej.

534 bimët e kanabisit u asgjësuan më anë të djegies.

Ndrëkohë vijojnë hetimet, për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?