Kanë nisur të zbulohen disa prej detajeve të Lojrave Olimpike që zhvillohen në Francë në 2024.
Fillimisht Komiteti Organizator i eventit më të madh sportiv në kryeqytetin francez bëri prezantimin e slogani “Games Wide Open’, ndërsa u mësuan edhe çmimet e biletave që do jenë të disponueshme për rezervim duke filluar nga dhjetori i këtij viti.
Për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike do të dalin më shitje 13 milionë bileta dhe rreth gjysma e atyre të rezervuara për publikun do të shiten me më pak se 50 euro. Ndërsa për ceremoninë e hapjes dhe të mbylljes çmimet e biletave do të variojnë nga 24 euro në 950 euro.
Për organizimin e turneut Emmanuel Macron, presidenti i Francës, zhvilloi një takim me ministrat e tij dhe drejtuesit e Komitetit organizator të Paris 2024 për të diskutuar në lidhje me kostot dhe sigurinë e Lojërave Olimpike dhe Para Olimpike. Sipas raporteve të ditëve të fundit, mësohet se për ceremoninë e hapjes që do të mbahet në Lumin Senë, është përllogaritur prania e 600 mijë spektatorëve dhe 200 varka.