Kronikë

Zbulohen dhe asgjësohen 3126 bimë kanabisi në Shkodër, e pësojnë 2 kryepleq dhe roja i mjedisit

17 Korrik, 10:06| Përditesimi: 17 Korrik, 10:24

  • Share

Një sasi e konsiderueshme bimësh narkotike kanabis është zbuluar në qarkun e Shkodrës gjatë kontrolleve në 3 zona të ndryshme.

Në total janë asgjësuar 3126 bimë kanabisi, teksa janë vënë nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe 1 roje mjedisi.

Konkretisht, të territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Shosh dhe Ana e Malit, u gjetën dhe asgjësuan 922 bimë kanabisi. Për kryeplakun e Oblikës, S.P., nisën hetimet.

Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Kelmend, u gjetën dhe asgjësuan 1034 bimë kanabisi. Kryetari i fshatit Selcë, A.D., dhe roja i mjedisit, P.G., po hetohen në gjendje të lirë.\

Së fundmi, në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, u gjetën dhe asgjësuan 1170 bimë kanabisi.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

 

 

V.GJ /E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?