Kronikë

Zbulohen dhe asgjësohen 4291 bimë kanabisi në Shkodër, vihen nën hetim kryetarët e 5 fshatrave (VIDEO)

6 Tetor, 08:43| Përditesimi: 6 Tetor, 09:12

  • Share

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 4291 bimë të dyshuara kanabisi në 6 njësi administrative, ndërsa nën hetim janë vendosur kryetarët e 5 fshatrave për shpërdorim detyre. Në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”,  4107 bimë kanabisi u gjetën në territoret e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh  dhe Shalë.

Në Shkrel u asgjësuan 60 bimë kanabisi ndërsa në Temal, u gjetën 124 bimë. Nën hetim u vu kryetarët e fshatrave Nënmavriq, Pecaj, Gimaj, Abat dhe Lekaj.

"Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.  

Gjatë kontrolleve në territoret e 6 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 4291 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.  

Procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.  

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve:

-në territoret e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh  dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 4107 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Nënmavriq, shtetasin L. L.; kryetarin e fshatit Pecaj, shtetasin D. V,;  për kryetarin e fshatit Gimaj, shtetasin P. Sh.; për kryetarin e fshatit Abat, shtetasin N. M.; për kryetarin e fshatit Lekaj, shtetasin P. S.

-në territorin e njësisë administrative Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 60 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. 

-në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 124 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. 

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.", njofton policia. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?