Kronikë

Zbulohen dy sera me bimë kanabisi në Lezhë, 3 të arrestuar dhe dy në kërkim! Bashkëpunonin me personat që u konstatuan me 34 kg drogë (EMRAT)

18 Prill, 13:35| Përditesimi: 18 Prill, 13:49

  • Share

Policia e Lezhës ka zbuluar dy sera me 1 640 fidanë dhe bimë kanabisi në fshatrat Rrabosht dhe Gocaj. Në pranga kanë rënë tre persona, Gjovan Gjini, Agustin Çotaj, Pashk Ndreca, të cilët u kapën në flagrancë në këto sera, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy të tjerë, si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas bashkëpunonin me dy personat, David dhe Mir Ndoj, që u konstatuan një ditë më parë, duke transportuar rreth 34 kg kanabis kanabis. 

"Bazuar në informacionet e siguruara nga hetimet, shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll në territoret e fshatrave Rrabosht, njësia administrative Kallmet, dhe Gocaj, njësia administrative Balldre, ku kanë zbuluar 2 sera në të cilat ishin kultivuar në total, në tokë dhe në vazo, 1 640 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. Gjithashtu, u sekuestruan 7 automjete dhe 7 celularë, që do t’i shërbejnë vijimit të hetimeve.", njofton policia. 

Të arrestuarit:
1. Gjovan Gjini, 46-vjeç, banues në fshatin Rabosht
2. Agustin Çotaj, 33-vjeç, banues në fshatin Balldre 
3. Pashk Ndreca, 31-vjeç, banues në fshatin Ungrej.  
Në kërkim u shpallën:
1. A. B., 40-vjeç, banues në fshatin Rabosht
2. M. D., 31-vjeç, banues në fshatin Ungrej.  

Njoftimi i plotë i policisë: 

Lezhë/Vijon operacioni i koduar “Vakumi”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.   

Si rezultat i hetimeve me metoda proaktive dhe i kontrolleve, zbulohen në fshatrat Rrabosht dhe Gocaj, 2 sera në të cilat ishin kultivuar 1 640 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.  

Vihen në pranga 3 shtetas që u kapën në flagrancë në sera. Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.   

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas bashkëpunonin me 2 shtetasit që u konstatuan një ditë më parë, duke transportuar rreth 34 kg kanabis, për kultivimin, prodhimin dhe shitjen e kanabisit.    

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit,  dhe me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të DVP Lezhë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të operacionit të koduar “Vakumi", kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:  

Gj. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Rabosht, A. Ç., 33 vjeç, banues në fshatin Balldre dhe P. N., 31 vjeç, banues në fshatin Ungrej.  

Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasit A. B., 40 vjeç, banues në fshatin Rabosht dhe M. D., 31 vjeç, banues në fshatin Ungrej.  

Bazuar në informacionet e siguruara nga hetimet, shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll në territoret e fshatrave Rrabosht, njësia administrative Kallmet, dhe Gocaj, njësia administrative Balldre, ku kanë zbuluar 2 sera në të cilat ishin kultivuar në total, në tokë dhe në vazo, 1 640 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Gjithashtu, u sekuestruan 7 automjete dhe 7 celularë, që do t’i shërbejnë vijimit të hetimeve. 

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasve që janë shpallur në kërkim.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?