Festivali i këngës RTSH

Zbulohen emrat e disa prej artistëve që do marrin pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, mes tyre Luiz Ejlli

30 Shtator 2023, 08:09| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 08:10

  • Share

Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar nis edicionin e 62-të këtë vit dhe do të mbahet në dhjetori. Deri janë zbuluar emrat e prezantuesve, Almeda Abazi dhe Xhani Shqerra.

Kryefjala e çdo festivali janë artistët dhe këtë vit siç ka mësuar Kryefjala.com do të ketë shumë artistë të rinj. Megjithatë disa nga emrat “big” janë Vesa Luma e cila do të vijë në një duet me partnerin e saj, Big Basta. Kënga thuhet se do të jetë e zhanrit hip-hop.

Ardit Çuni thuhet gjithashtu se do të jetë një tjetër emër që pritet të bëhet pjesë e këtij show. Këngëtari do të marrë pjesë me një këngë ritmike.

Vesa Smolica, Blerina Braka, Erma Mici, apo edhe Luiz Ejlli (siç u përfol pak kohë më parë në media) janë të tjerë emra që janë përfolur se do të bëhen pjesë e këtij kompeticioni të rëndësishëm, kënga fituese e të cilit përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • dena: 28/10/2023 11:13

    sa bukur te shikojm luizin ne festival e rujt zoti dhe vec me suksese e pafshim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?