Kompania Apple ka zbuluar syzet e shumprituara ‘Apple Vision Pro’, të cilat bëjnë bashkë botën reale dhe vituale. Syzet më të reja do të dalin në treg në fillim të vitit të ardhshëm në SHBA dhe do të shiten 3,499 dollarë.
Drejtuesi ekzekutiv i Apple, Tim Cook njoftoi gjithashtu sistemin e saj të fundit operativ iPhone, si dhe përditësimet e MacBook Air.
Apple zbuloi detaje rreth syzeve më të reja, të cilat kanë një jetëgjatësi të baterisë dy orë dhe do të shiten në vlerën 3,499 dollarë (2,849 £), sapo të dalin në treg në fillim të vitit të ardhshëm në SHBA.
Apple Vision Pro janë ndryshe nga syzet e ngjashme në treg dhe duken më shumë si një palë syze skijimi.
Këto syze përshtasin objektet e botës përreth nesh duke na mundësuar të përziejmë realitetin me virtualitetin, vetëm duke parë përmes një ekrani.
Përdoruesit mund të përdorin aplikacione, të shikojnë filma dhe të shkruajnë dokumente në një botë virtuale. Por deri më tani, ka pak prova për një treg të madh për këtë lloj teknologjie të veshur.
Përveç njoftimit të Vision Pro, Apple zbuloi gjithashtu edhe ‘OS17’, versionin më të fundit të sistemit të saj operativ iPhone. Përditësimet përfshijnë imazhin e vetes që do të shfaqet në telefonin e një personi kur t'i telefononi.