Zbulohen marrëdhëniet perverse të kupolës së PD-së me 'oligarkët': Ditën i sulmojnë, natën bëjnë superafera

14 Gusht 2020, 16:40| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 18:06

  • Share

Qëkur është në opozitë, Partia Demokratike ka treguar që betejat e saj kundër qeverisë nuk lindin nga principe morale, po nga zilia. Në pjesën më të madhe të rasteve akuzat lindin në fakt nga eksperienca e tyre, pra qortojnë Ramën për gjëra që kanë bërë ata vetë kur ishin në pushtet. Mjafton të përmendim fenomenin e kanabizimit (nisur nga Berisha në Lazarat), vjedhjes së votave (mjeshtëri i të cilave Berisha ishte që në 1996), kontrolli i Medias (që Berisha e nisi në 1992 me shkopinj gome e arrestime) për të mos folur për korrupsionin, institucional dhe familjar (falë të cilit çifti Berisha -Basha është pasuruar deri në 2013). Lista mund të vazhdonte në pafundësi deri të akuza më e përsëritur: marrëdhënia e qeverisë socialiste me të ashtuquajturit “oligarkë”.

Këtu nuk mjafton të kujtojmë që praktikisht të gjithë “oligarkët” aktualë lindën dhe u pasuruan falë favoreve të marra nga qeveria e drejtuar nga Sali Berisha dhe që në fund të fundit faji që PD i ngjit Edi Ramës është se nuk i lufton ashtu siç Berisha do të kishte bërë me siguri në vendin e tij. Po kulmi është se në të vërtetë kupola e PD-së vazhdon të bëjë afera edhe sot me oligarkët, si për të dëshmuar se edhe kjo “betejë” është vetëm një "film" fallco, hipokrit dhe populist.

E nisim me Lulzim Bashën që banon në qendrën rezidenciale “Long Hill” të Agron Papulit dhe bën pushimet në rezortin “Vala Mar” e Samir Manes. Kunati i famshëm Erion Isufi, që e shoqëron përherë në aferat e tij, bën pushimet me të në resortin e Samir Manes dhe në të njëjtën kohë ka zyrat e tij gjigande në mjediset e ish Sheratonit në pronësi të Shefqet Kastratit.

Sali Berisha ashtu si edhe e bija banon në të njëjtin pallat të oligarkut (dhe botuesit) Bashkim Ulaj dhe po në kullën luksoze “Aba Center” të Bashkim Ulajt,  Sali Berisha ka dhe zyrat e tij. Pushimet i bën në një supervilë në qendrën rezidenciale në Gjirin e Lalzit të ndërtuar nga Dod Doçi, përfitues i madh leje ndërtimi pikërisht nga dora e Sali Berishës. Tani zbulohet se i biri, Shkëlzeni, pasi përfituan miliona bashkë me të motrën nga dhjetëra oligarkë në kohën kur babai ishte në pushtet, ka rinisur aferat me ta edhe tani që babai është në opozitë. Biznesi i tij më i fundit është blerja e një toke dhe magazine afër Gërdecit me një vlerë 1.8 milionë euro që ja ka dhënë me qera oligarkut (dhe tani edhe botues) Klodjan Allajbeu. Ky fakt zbulohet pak ditë pasi mediat treguan se po Shkëlzeni dhe e fejuara e tij pushuan në resortin superluksoz “Kep Merli” në Ksamil në pronësi të ndërtuesit dhe botuesit tjetër Artan Dulaku, i cili sic shkruan media, (pa asnjë përgënjeshtrim) i ka ofruar edhe jahtin personal për xhiro në Korfuz.

Nga shëndetësia te ndërtimi, nga media te karburantet, nuk ka mbetur sot asnjë “oligark” i sulmuar nga PD që të mos ketë, apo të jetë detyruar të ketë marrëdhënie financiare me çiftin Basha-Berisha. Nëse kjo gjë ndodh tani që ata janë në opozitë, çfarë mund të ndodhë nëse do të fitonin zgjedhjet e do të merrnin përseri pushtetin?

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 15/08/2020 11:55

    Tani Shqiptare Kur Te Votoni Mendohuni Mire Se Kujt Do U Ja Jepni Voten.

    Përgjigju
  • Turi: 14/08/2020 19:04

    Bravo report tv dhe shqiptarja pik kom gjithmon te vertetat mxirrni ne shesh

    Përgjigju
  • Lida: 14/08/2020 18:28

    Po kur i ke te verteta keto qe shkruan pse nuk i kopsit ti vendosesh ne nje dosje dhe ti dorzosh te zyrat e BKH dhe te SPAK qe keta te pacip te shkojne aty ku e kan vendin ne burg

    Përgjigju
  • Lida: 14/08/2020 18:06

    Po meqe keto qe keni shkruajtur pretendohet te jene te verteta kopsite si dosje dhe plotesoje te BKH dhe SPAK qe ky popull budalla dhe halle madh te shpetoj nga keta maskarenje

    Përgjigju
  • Hajdaret: 14/08/2020 17:58

    Ta marin vesh keta hajdaret “militantet” e PD, jo perfituesit me interesa, se kush jane plerat, se kane futur dhe ne fjalorin e tyretermin Oligark ku 90 % nuk ja dine kuptimin...

    Përgjigju
    • Mato Gruda: 14/08/2020 20:33

      A pika ty , akoma ecen me ndasi politike , majtas e djathtas. P*lloshet e te paaftet si puna jote e kam lene kete vend ketu ku eshte. Se harrova sufllaqet si i do me salca apo pa salca

  • O tej: 14/08/2020 17:43

    U q*fte Zoti faren soj e sorrollip Bashe Berishe= Bajga

    Përgjigju
  • Korupsion pa limit: 14/08/2020 17:28

    pisllik, hajdute ordiner, korupsion ne cdo cep. Per te gjithe keta plehra politikane , litari eshte zgjidhja me e duhur

    Përgjigju
  • tom: 14/08/2020 17:10

    Ne te shkretet, buke dhe carcafe me vete aty te shezlloni 7 veta. Disa as kete mundesi nuk e kane. Nuk ka shprese ky vend po behemi si Meksika, me drug lords dhe politikane te superkorruptuar. Une do ik per vehte sepse edhe femijet e mi sherbetore te ketyre do behen

    Përgjigju
  • populli: 14/08/2020 17:00

    Keta pisa duhet te denohen perjete nga populli shqiptar. Hajdutet me te medhenj qe ka pare njerezimi ne kohe demokracie. Kupola mafioze nuk eshte azgje para kupoles mafioze qe keta hajdute ngriten ne vend te shtetit shqiptar. Mos harroni edhe padrinon Ilir Meta me ndrikullen e tij Monika

    Përgjigju
  • Populli: 14/08/2020 16:56

    Bordello hesapi, shtet i kalbur nga korrupsioni. Asnje parti nuk mendon per popullin. Te gjitha partite stimulojne sherre vetem per tenderat me oligarket, ku me pas ndajne pazaret . Rasti i fundit, kryeopozitari Basha brenda dy muajve behet me dy vila luksoze. A ka ndonje gomar qe vazhdon ta besoje kete njeri ?

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 14/08/2020 19:57

      Ok popull. Bordello eshte tere sistemi korruptonjes i KLANSEKTIT PS,PD,LSI. MJER NE!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?