Kronikë

Zbulohen pamjet se si Policia futi në kurth grupin e drogës me blerje të simuluar! Pas pagesës së lekëve, u vihen prangat! (VIDEO)

20 Qershor, 14:15| Përditesimi: 20 Qershor, 14:45

  • Share

Këto janë pamjet kur Policia e Tiranës finalizon një fraksion të operacionit të saj të koduar ‘Blloku 33” gjatë orëve të fundit në zemër të kryeqytetit.

Ky është momenti i aksionit me blerje të simuluar të drogës tek shpërndarësit në zonën e ish-Bllokut.

Pamjet janë filmuar për efekte dokumentare dhe Policia i ka bërë publike një pjesë të tyre. Në çastet që bëhet shkëmbimi i dozave me shumën e lekëve që duhej paguar, veprime në rrugë ku qartazi dallohen kalimtarë e shitës, agjentët kanë vepruar me forcat e rendit duke rrethuar të rinjtë dhe vendosur prangat.

Deri tani organizata evidentohet se ka pasur 42 anëtarë, nga të cilët 34 janë arrestuar dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në goditjen e fundit janë arrestuar 25 persona me vendim gjykate, në total 33 masa sigurie, teksa të tjerët kanë qenë të proceduar më parë. Në total janë sekuestruar rreth 90 kg drogë, kurse në goditjen e fundit rreth 2 kg kokainë dhe rreth gjysmë kg hashash, peshore, telefona, makina e shuma lekësh.


Lajmi kryesor:

Drogë për klientët VIP në ish-Bllok, 25 në pranga, 8 në kërkim! Kamerierë e banakierë shpërndarës! Në total, u kap 90 kg drogë (VIDEO+EMRAT)


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?