TIRANE-Report Tv zbulon emrat e kandidatëve të propozuar nga baza në Durrës për deputetë. Më shumë nga grup-seksionet është propozuar Oerd Bylykbashi, më pas vjen Albana Vokshi, Florion Mima, kreu i FRPD-së, Belind Kellici, Pellumb Berisha dhe Gazmend Luku.
Gjithashtu baza ka propozuar edhe dy nënkryetarët e partisë Demokratike Edmond Spaho dhe Edi Paloka, po ashtu edhe kryetarin e degës së PD-së Durrës, Ferdinand Xhaferri, por nuk janë pranuar, pasi nuk lejohet në bazë të udhëzimit, që përcakton se kupola drejtuese futet automatikisht në listë.
Të gjithë këto emra do të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit, dhe më pas do të bëhet përzgjedhja e tyre nga Komisioni i vlerësimit të Kandidaturave që pritet të ngrihet, me drejtues Genc Rulin, teksa një nga anëtarët pritet që të jetë Besnik Mustafajn dhe një përfaqësues nga aleanca për mbrojtjen e teatrit, kauz e mbështetur nga PD-ja.