Sali Berisha, Izet Haxhia dhe pamje nga trazirat e 97'

Zbulohen urdhrat e Berishës për pushtimin e Jugut me batalionet e militantëve të PD dhe SHIK-ut, vëllai i Izet Haxhisë me 9 tanke, direktiva për asgjësim njerëzish dhe shembje urash

21 Gusht 2020, 07:59| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 11:02

  • Share

TIRANE-Shqiptarja.com ka zbuluar dhe sjell konkluzionet e Komisionit për Hetimin e Ngjarjeve të muajve janar-qershor ’97, ku del në pah angazhimi i Sali Berishës për përfshirjen në luftë të armatosur të Veriut me Jugun e Shqipërisë, për interes të karriges së tij të pushtetit, duke përdorur ushtarin e tij, Bashkim Gazideden. Në fund të muajit shkurt dhe fillim të muajit mars të vitit 1997, Sali Berisha, ishte i izoluar ndërkombëtarisht, kishte humbur besimin tek krerët e ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, situata i kishte dalë jashtë kontrollit dhe pushteti i tij nisi të lëkundet nga zemërimi popullor për shkak të mashtrimit me firmat piramidale, vjedhjes së zgjedhjeve të 26 majit 1996, korripsionit, trafiqeve, dhunës, reprezaljeve, kthimit të SHIK në një strukturë kriminale që torturonte dhe zhukte njerëz etj. 

Pasditen e dy marsit 1997, Berisha urdhëron mbledhjen e Kuvendit me urgjencë, miraton gjendjen e jashtëzakonshme, hyn në fuqi brenda disa orësh gjendja e jashtëzakonshme dhe emëron kreun e SHIK-ut, Bashkim Gazideden, Komandanti të Shtabit të Gjendjes së Jashtëzakonshme. Me këtë lëvizje, Berisha kalon nën komandën e Gazidedes ushtrinë, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme dhe policinë. Një ditë para se Berisha ta gradonte komandant, për ta përdorur në vijim si vegël për veprime kriminale, Gazidede kishte nisur lëvizjet për armatosjen e punonjësve të SHIK-ut. Komisioni hetimor ka zbuluar një udhët sekret të datës 2 mars 1997, për hedhjen në sulm të një batalioni të SHIK-ut kundër protestuesve në qytetet e Jugut të vendit. 

Punonjësit e SHIK marrin urdhër për të asgjësuar personat që i pengojnë në marshimin për shtypjen e protestave. Por më kriminal është një tjetër urdhër për mobilimin e rezervistëve në rrethet Bulqizë, Peshkopi dhe Burrel për të luftuar në Jug. Me rezervistë, Gazidede, në koordinim me Berishën, u referohet militantëve të PD-së. Në 6 mars 1999, lëshohet urdhri sekret nr. 82, për mobilimin e militantëve të PD në Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin. Lezhë, Malësi e Madhe dhe Burrel. Urdhri parashikon edhe armatosjen e militantëve me armatimin e ushtrisë. Këto urdhra nxjerrin në pah strategjinë për të përfshirë në konflikt të armatosur qytetarë të zonave të Veriut me qytetarë të zonave të Jugut. 

Në 3 mars 1997 është lëshuar një tjetër urdhër sekret për të dislokuar në Fieri 9 tanke nën komandën e Isamedin Haxhisë, vëllain e Izet Haxhisë, i cili në atë kohë ishte truproja i Sali Berishës. Berisha e përdori Izet Haxhinë për organizimin e grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, por më pas e akuzoi si vrasës së Azem Hajdarit. Një tjetër urdhër parashikon që t’i kalojnë SHIK-ut 15 topa 75 mm. Komisioni Hetimor ka zbuluar edhe urdhra për bombardim të urave, për të paralizuar organizimin e rebelimit kundër Berishës. Konkluzionet e komisionit hetimor i kaluan Prokurorisë, ku siç dihet Sali Berisha dhe bashkëpuntorët e tij, jo vetëm nuk u ndëshkuan, por në vitin 2005 u rikthyen në pushtet. 

Disa nga konkluzionet e Komisionit Hetimor për ngjarjet e 1997 
-Tiranë më datën 01.03.1997, Bashkim Gazidede kërkesë sekrete Ministrisë së Mbrojtjes për të pajisur punonjësit e SHIK-ut, me 100 copë automatik kallashnikov dhe 24 copë mitrolozë të lehtë. Në një listë tjetër përsëri kërkohen automatikë 2000 copë, mitrolozë të lehtë 130 copë,
fishekë 2 milionë, granata dore 1500 copë. Ka edhe lista të tjera që vazhdojnë po me këtë renditje. 

-Urdhër sekret nr. 1, datë 02.03.1997 për veprimet luftarake të batalionit të parë të SHIK-ut, i Bashkim Gazidedes. Urdhëroj: ‘Batalioni i SHIK-ut, me përbërje kompaninë e parë, të dytë e të tretë, skuadra e ndërlidhjes, skuadra e ndihmës së shpejtë dhe toga mitraliere të lëvizë në drejtimin Tiranë-Fier, duke u përqendruar në Qafën e Koshovicës me detyrë, në bashkëveprim me forcat e ushtrisë dhe të rendit të pengojë, të ndalojë dhe të asgjësojë ose të kapë rob forcat që mund të tentojnë të sulmojnë në drejtim të qyteteve Fier, Lushnje, Tiranë. Komandanti i batalionit, gjatë rrugës së marshimit, të organizojë sigurimin e kolonës dhe në rast ndeshjesh të hapet në formacion luftimi për të penguar forcat që mund të sulmojnë me zjarr, t’i pengojë dhe t’i asgjësojë ato. Të merren me vete një komplet ushtarak i shpërndarë dhe një rezervë, ndihmë mjekësore dhe pesë transportues të blinduar...”. 

-Urdhri sekret nr. 4, datë 01.03.1997 i Bashkim Gazidedes për kalimin në gatishmëri luftarake të SHIK-ut.

-Urdhër sekret nr. 1 i Komandantit të Shtabit të Gjendjes së Jashtëzakonshme, Bashkim Gazidede: Shefit të Shtabit të Ushtrisë, z. Adem Çopani. Urdhëroj mobilizimin e rezervistëve në rrethet Bulqizë, Peshkopi, Burrel. Mobilizimi të fillojë menjëherë.

-Urdhër sekret nr. 82 datë 09.03.1997 drejtuar rretheve Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin. Lezhë, Malësi e Madhe, Burrel. ‘Të gjithë rezervistët që paraqiten në repartet ushtarake të rrethit tuaj, të vishen e të kompletohen me armatimin e nevojshëm e të nisen urgjent për në Akademinë e Forcave Tokësore, Tiranë, ish-Shkolla e Bashkuar. Lajmëroni dhe Shtabin e Përgjithshëm’. 

-Urdhri nr. 3, datë 03.03.1997: ‘Në orën 16.00 të jenë të dislokuar në rrethin e Fierit 9 tanke nga reparti i Zall-Herrit nën komandën e z. Isamedin Haxhia’. 

-Urdhri nr. 91, datë 11.3.1997 i Komandantit të Shtabit të Gjendjes së Jashtëzakonshme, Bashkim Gazidede: ‘Të furnizohet reparti nr. 713 i FNSH-së me 15 topa 75 mm me nga dy komplete municioni për mbrojtje’. 

-Urdhri nr. 87, datë 10.03.1997 i Komandantit të Shtabit të Gjendjes së Jashtëzakonshme, Bashkim Gazidede: Nga fondet e akorduara Ministrisë së Punëve të Brendshme me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 121, datë 7.03.1997, të lihen në dispozicion të buxhetit të SHIK-ut shuma prej 35 milionë lekë dhe artikulli 03 shuma prej 25 milionë lekë edhe vlera të tjera. 

-Nga Ministria e Mbrojtjes. Në arkivin e kësaj ministrie janë evidentuar urdhra për kompletimin me armatime të strukturës ushtarake për veprime ushtarake me aviacion, përgatitje për përdorim
lëndësh kimike, përgatitje për shkatërrim urash, për lëvizjet e transportuesve të blinduar në drejtim të Jugut etj. Këto urdhra kanë filluar që në muajin shkurt dhe kanë vazhduar deri më 16 mars 1997. Këtu është urdhri nr. 38, datë 02.03.1997 ku urdhërohet komandanti i repartit ushtarak nr. 5011 në Tiranë që t’i dorëzojë menjëherë SHIK-ut armët, municionet dhe pajisjet e tyre si më poshtë: 1000 automatikë, 20 granatahedhës, 30 mitrolozë etj. Përsëri urdhri nr. 37 ku urdhërohet të dorëzohen 100 copë mitrolozë, 30 mitrolozë 12. 7mm, 1000 granata dore mësymëse etj.

-Urdhri nr. 39; dorëzim armatim municioni në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në policinë ushtarake, Tiranë. Edhe këtu ka numër të madh municioni.,

-Urdhri nr. 76, i cili urdhëron që t’i kalojnë SHIK-ut 15 topa 75 mm dhe municionet e tyre.

-Urdhri nr. 4, datë 03.03.1997 për shkatërrimin e urave në zbatim të detyrës së vënë, në radiogramin nr. 5, datë 02.03.1997, ora 22,5 të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral major Adem Çopani për përgatitjen për shkatërrimin e urës mbi hekurudhë në Qafën e Sokolit. 

-Përsëri urdhra për pajisjen me armë dhe urdhri tjetër, ose raporti teknik për lëndët helmuese dhe lëndët lotsjellëse, urdhra për lëvizjen dhe dislokimin e trupave, urdhra për pajisje me armë etj.

-Nga Ministria e Brendshme janë evidentuar listat, pagesat e bëra për Gardën nr. 2, të cilat janë vazhduar deri më 16.08.1997, që për muajin mars 1997, deri në 112 vetë dhe urdhra të tjerë që janë lëshuar deri më datën 31.03.1997 për vënien në dispozicion të 35 transportuesve të blinduar.

-Urdhrin nr. 483 për vënien në dispozicion të Ministrisë së Brendshme të 35 transportuesve të blinduar dhe dy mjeteve të transportuesve të tjerë. Kjo është lista e Gardës nr. 2 me 112 veta. Këto janë lista për shpenzimet dhe efektivin, deri më 07.08.1997. Këto janë lista dhe urdhra për pajisjen me armë të disa shtetasve që prokuroria do t’i saktësojë se si qëndron puna.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 22/08/2020 09:11

    Saliu ka bere krime para ,gjate dhe pas 1997.Te gjithe e dine qe saliu ka qene agjent i udb i vene ne sherbim te cia nga Klan agjenturor tropojan ne cia.keni degjuar per biberajn ,besoj.gazidede ka qene agjent i udb i celule se saj ne diber.adem cibano agjent i rekrutuar nga cia kur u jap ne xhunglat e vjetnamit. U perpunua dhe u leshua .pyesni po deshet koleget e tij zbulues qe u derguar ne vjetnam per esperienze nga zbulimi i ushtria e shqiptare.eshte zhdukur mbi nje muaj.duhet te kini parasysh qe cia agjentet e vene ne sherbim te sai i mbron me cdo kusht.nuk eshte e rastin qe saliu nuk u denua. E shpetuar amerikanet.adem cobani per 1997 iku ne amerike.familiarisht.ju kujtohet luan hoxha?ish drejtor i drejtesise operative ne 1997.,ndryshe quhet drejtorin e luftes.atje behen planizimet.shpetoi.ndodhi verde di,fap dhe ne ameriqi. Sa te tjere jane fshehur dhe pse amerika i strehon? Shperblim per sherbimin.i thane shendetit te vellait te gazidedes ca ish ushtarake ne durres ne 1993-cfare beni,Po shkaterrimi shqiperine dhe ushtrine,do ta paguani."nuk keni cna beni.kemi ne xhep pasaportat dhe te percaktuara edhe vendet ku do te shkojme".ndaj ju them se saliu do te shpetoje nga amerika. Nuk denohet.pse komisioni i dy spartakeve nuk i dorzoi dokumenta ne gjukate?nese nuk e beri kuvendi le ta benin ata si qytetare,politikane.ata nuk e bene se te kercet dhembet amerika.po sot ne shtyp?keto botime tingellojne si ato perrallat-"na ishte njehere nje 1997,1998,2008,2011......"

    Përgjigju
  • vjosa: 22/08/2020 00:25

    SALI BERISHA duhej arrestuar qysh ne 1997,,,,sepse donte lufte civile,,,,ky kriminel i peshtire deshtoi ,,dhe spaku duhet to tregoje vendin,,,3000 te vrare ,,,qindra te plagosur ,,,shkatarrim i ushtrise dhe 2 miliard dollare te vjedhura shqiptareve ne piramida...

    Përgjigju
  • Iris: 21/08/2020 22:58

    Nje gje me beri pershtypje:Si ka mundesi t'i japesh kopetenca te plota nje personi mbi min.e brendshme,policine,min.e mbrojtjes + SHIK!? Ky Gazidedja duhet te kete qene besnik deri ne vdekje I bosit te tij,ose Berisha ka pesuar nje lapsus naviteti,ose ka qene ne nje moment pushteti te dobet ose konfuzioni.E imagjinoni sikur Gazidede te perfitonte nga nje rast I tille dhe te bente grusht shteti kunder Berishes?Do t'i kishte te gjitha organet dhe njerezit e duhur per kete pune,bile me firmen dhe bekimin e vete Berishes.Z.Berisha ka qene me shume fat deri tani.

    Përgjigju
  • Shpend: 21/08/2020 17:59

    Saliu është e keqja dhe fatkeqësia e Shqipërisë

    Përgjigju
  • Oktapodi: 21/08/2020 17:33

    Shum interesant ky artikull

    Përgjigju
  • populli: 21/08/2020 15:08

    Sali Lusha minister rendi sa te ikin keto rilindasit

    Përgjigju
  • VeraFagu: 21/08/2020 14:41

    Sala sala e ka fajin !!!! Sala I ka thon beqjes me vjedh , atij zvarranikut ahmetaj , bleterave punetore me nga 5mln neper tatime e dogana !!! Sala e ka qe nxorra popullin per liken POR LIKEN E BONE ORTAK PER MANDAT SE VET TE DEGJENERUARIT NUK E MERNIT DOT !!! U harrova Sala e k fajin Edhe per begetin ! Sala e ka qe kishte lazarat e sboni ter shqiperin me hashash . Sala e ka fajin qe sfuti ne burg hajdutet e dritave !!Sala e ka fajin qe ne elbason e vlore bohet nami me vrasje e rrembime prej hashashit !! Sala e ka fajin qe flet per Trumpin I mi halesh , se kush duhet te rri president shba . Likja duhet te thot se me ke e ka djalin e 2t se te 1in e morem vesh !!! Hahahahahahaha qeveria mo bastarde qe do ngeli ne histori qe u kryesua nga mjellosha e bundra ( saja , gonxhe , shehaj , spiropali , ahmetaj , beqija , fagu ) PS: SHUKRIU ME BREK TE GRISME TER MUT DO NE SEKS HAHAHAHAHAHAHA

    Përgjigju
    • Niku: 21/08/2020 16:20

      Shoqja vëra ty te jane veshur syt kuptohet, por nuk dua të mbrojë këta qe janë ne pushtet tani sepse hajdutat ka plot, pushtetarët shqiptar e bënë tradit hajdutërinë, por ka në ndryshim të madhe politikanët e PD nga këta sepse PD ka lyer duart me gjak te hiqnin qafe menjëherë kush ishte kundra (si Enver hoxha) mjafton gërdeci 28 viktima dhe fshatra në erë për zenin, po të tjera e të tjera e të tjera.... Si duket ty te është prer ndonjë burim që përfitoje në mënyrë të jashtëligjshëm ndaj flet keshtu je mësuar me shtetin Berisha vidh shtetin dhe vrit popullin.

  • Robshi: 21/08/2020 12:48

    Mundohuni kot o italianarja... rilindja do ike ne te semes kesaj radhe e bashke me te edhe ca si puna juaj...e ca komentues ketu...robt po e censuruat

    Përgjigju
    • Tuku: 21/08/2020 16:36

      Cfare thu mor taj?po pse budalla eshte ky popull me ju pru ju ne pushtet apet.Po ska shanse persa te iki Berisha nga kjo jete dhe PD te reformohet ,se nuk dume katunarine me na drejtu.

  • Tosi: 21/08/2020 12:41

    Kurse Sali Lushe kundertanku kryeperbindeshi i shqiperise, nje funderrine nga shpellat e Tropojes kishte nje batalion naziskinesh nga mamurrasi me kundertank ne dore

    Përgjigju
  • Alb: 21/08/2020 12:22

    Keto i ka dit populli shqiperis qe ne 97 edhe prap sala ka marr pjes ne votime sales keta kan nje veti qe i rruajn trapin pavarsisht cdo gjeje qe ben edhe me keto qe publikojn lodhen kot se sala ka gjera te fresketa gerdec vjedhje fondesh afera korruptive.

    Përgjigju
  • Arku: 21/08/2020 12:01

    Unë them ta zgjedhim prap kryeminister se atë meritojme sidomos ato që shkojne pas tij e Bashes.

    Përgjigju
  • Kibru: 21/08/2020 11:54

    Me tere keto fakte qe na keni paraqitur, pse nuk paraqiteni ne gjykate dhe te merret ligji me kete kriminel? Ne gjykaten e Hages e kam fjalen, se per kete tonen e di qe nuk pi uje. Lerini artikujt me na lodh koken, por mbushni nje dosje me keto fakte e komisione hetimore dhe shkoni direkt ne Hage.

    Përgjigju
  • AltinTop: 21/08/2020 11:29

    Ne shqiperi e vetmja menyre per per te ndeshkuar politikane te korruptuar ka qene dhe eshte nderrimi pushteteve...dmth dalja ne opozite e nje force politike super e korruptuar ka qene dhe eshte i vetmi ndeshkim qe mund te marre nje politikan...kaq.

    Përgjigju
  • peoples: 21/08/2020 11:29

    U dhjefsha ne Spakun,Bkh,e Bla Bla bla.Ky kriminel ka djegur disa here Shqiperine dhe tani shijon pasurite e vjedhura.Shqipetare jeni humbameno...

    Përgjigju
  • Isa: 21/08/2020 11:25

    sala klysh serbie

    Përgjigju
  • Hëhë..: 21/08/2020 11:08

    Është garë se kush horr e fut horrin në burg asgjë tjetër. Se mos kujtoni se e kanë për popullin,për drejtësinë etj.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 21/08/2020 10:19

    Mos i lodhni gishtat kot dhe mos qorroni syte duke lexuar!! Krimet e `97 jane amnistuar me ligj te veçante dhe me mirekuptimin e dy paleve! Kalofshi gezuar!!

    Përgjigju
  • artur: 21/08/2020 10:02

    Kur lezxoj emrin e Sali Berishes me vjen per te vjelle. cfare me rendon me teper eshte qe ai se bashku me bashkepuntoret e tij e bere shkrumb e hi shqiperine (disa here) dhe ai prapr nuk e ka pare asnje dite deren e burgut.

    Përgjigju
  • Patrioti: 21/08/2020 09:58

    Qe Saliu eshte kriminel s’do mend dhe qe nuk do paguaji per ato qe ka bere dihet. Ketu problemi qendron tek organizata e Rilindjes qe sa here afrohen zgjedhjet fillon e nxjerr keto “fakte” gjoja u zbuluan se afermi nderkohe qe ‘97 ka 23 vjet qe ka kaluar. Rilindja kerkon perseri te mobilizoi elektoratin e ndershem socialist me perrallat me Gogolin Sali dhe pasi te marri zgjedhjet te vazhdoi zakonin e marreveshjeve te fshehta me Saliun dhe pjellat e tij (Shkelzen, Argit e Jamarber, Lulzim si magnet, square 21 e plote te tjera) per te ndare parate e shqiptareve per te perfituar se bashku. Joooo shqiptaret nuk jane budallenj dhe ka ardhur koha qe organizata Rilindja te marri ndeshkimin e duhur per perdhosjen dhe shkeljen e elektoratit socialist.

    Përgjigju
    • Loti: 21/08/2020 13:00

      te gjitha forcat politike ne bote jan njesoj. Programet e tyre jan si skemat e futbollit, po te ishte 1 program partie i sukseshem(per arritje ekonomike etj etj) atehere do e perdornin ne gjithe boten. Mashtrojne partite sa te munden ne fund e bejn me rradhe kush merr pushtetin. Ne fund populli qe ne kohen e Augustit ishte dakort qe te ndiqte nje lider si delet mjaft qe te kishte buke te hante. Sistemi komunist ne Shqiperi u ra pas fjales se Ylli Buffit" dhe 6 dite buke kemi", populli u zgjua nga gjumi. Tani populli eshte ne gjum, shif Ameriken ku Trump ka genjyer per çdo gje e prap populli rri.

    • Asllan: 21/08/2020 11:02

      E ke thene shume sakt. Kto numra idiote jane vetem e vetem per votat e ardhshme. Salen & co do e kishin burgos me kohe po ta kishin ne plan. Por Rama sdo te bej nje fatos nano te dyte me burgosjen e sales e prandaj e ka lene te lire

  • Pal Doda: 21/08/2020 09:58

    Eshte e shume e dhimbshme qe ky kriminel arriti ta merrte perseri pushtetin dhe te shfaroste shume dokumenta. Duhet ta kene ne ndergjegjegje te gjithe ata qe e mbeshteten dhe e mbeshtesin akoma. Ose jane te perlyer si ai ose jane aq injorante sa nuk i duhen as vendit dhe as familjes se tyre. Kjo media po ban nje mision fisnik me keto kujtesa te randesishme.

    Përgjigju
    • Xha Beqo: 21/08/2020 17:12

      Nuk e mori pushtetin ne 2005. Por ia shiti pushti Nano vete te behej President dhe te bente pjeshken e tij zonje te pare.

  • Wayne: 21/08/2020 09:42

    E dini çka lexues apo komentues t'nderum. Nuk arriti t'a kuptoj. Llogarisni golgoten që ka kalu ky komb, luftra pa fund, gjakderdhje pa fund, infiltrim pa fund, po prap nuk na kan thy armiqt. Mua më dhëmb shum kur jo armiku po njërzit tanë vazhdojn me dramën ndaj neve. Nuk mund t'a kuptoj pse neve nuk jemi n'gjëndje t'i penalizojm të gjithë ata që keqpërdorin pushtetin n'ëmer tanë. Nuk arrij t'a kuptoj. Vallë si mos t'kish pas ky vënd njërz që jan edhe atdhedashës edhe udhëheqës, kombinim i vështirë më sa dukët tek ne.

    Përgjigju
  • Emigranti: 21/08/2020 09:29

    Te ekzekutohet Sali Birisha vrasesi me i madh i shqiptarge nder vite

    Përgjigju
  • Toni: 21/08/2020 09:27

    .... etj etj por prap sali bastardi eshte i lire dhe i pasur.

    Përgjigju
  • Yes yes: 21/08/2020 08:55

    A doni ma per belulin

    Përgjigju
  • Kaposhi: 21/08/2020 08:45

    Te pervelohet me uje te nxehte, birish maloku

    Përgjigju
  • Tir: 21/08/2020 08:22

    Te hapet ceshtja nfa SPAK sa me shpejt. Sh e vertete.Te gjithe shikas-it iken 3 jave ne jug. Militanten e rretheve i priste tek selis e PD Shaban Memia. Qytetaretvi mbajne mend sh mire dhe personat qe benin listat per armatosje me pistoleta. Sot jane ne Itali e Angli, Gjermani.Shikss/it iken ne Angli dhe atje jane akoma.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?