Gola në fushë, por edhe jashtë saj. Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema (36 vjeç) u transferua nga Real Madridi verën e shkuar pas më shumë se një dekade në Arabinë Saudite me Al Ittihad për një nga pagat më të larta në historinë e futbollit.
Krahas statusit si ikonë e futbollit botëror, Benzema ka edhe jetën private, duke pasur katër fëmijë me tre gra të ndryshme. Mirëpo, lajmi se Karim Benzema, një nga lojtarët më të mirë të shekullit të 21-të, thjesht ishte 'zhdukur', së fundmi ka rënë si një 'bombë'. Fshiu “Instagramin” dhe ia fshehu publikut jetën private. Pas ditësh pa lënë gjurmë, fituesi i Topit të Artë u gjet në ishullin Mauritius.
Ajo që habiti publikun francez ishte zonja në shoqërinë e së cilës ishte. Përkatësisht, Benzema ka darkuar me Chloe de Launay , dashurinë e tij të parë dhe nënën e dy fëmijëve të tij. Ky çift ka vajzat Melija (8 vjeçe) dhe Nuri (3 vjeç), ndërkohë që u ndanë, të gjithë shkuan në rrugën e tyre, sidomos Benzema.
Duket se shkëndijat mes të dyve janë rindezur dhe ata sërish po shijojnë të qenit bashkë si më parë. Sulmuesi i Al Ittihad ka një djalë, Ibrahimin, me Korom Gotije, ndërsa vitin e kaluar u bë baba nga lidhja me Jordana Ozuna.