Zbulohet arsyeja pse meshkujt janë ‘objektivi’ i sulmuar nga koronavirusi

27 Maj 2020, 14:36| Përditesimi: 27 Maj 2020, 14:39

  • Share

Që burrat janë më të prekur nga koronavirusi sesa gratë, ky tashmë është një fakt i njohur.

Sipas Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, 58% e pozitivëve (42.049 individë) janë meshkuj, me moshë mesatare 62 vjeç. Dallimi në numrin e rasteve të raportuara nga gjinia u rrit progresivisht te burrat deri në grupmoshën 70-79 vjeç. Përjashtimi i vetëm janë subjektet midis moshës 20 dhe 39 vjeç. Midis këtyre moshave, në fakt, numri i grave të infektuara ishte pak më i lartë.

Arsyet e këtij trendi shpesh janë vënë në dyshim dhe hipoteza të ndryshme janë formuluar në lidhje me të.

Duket se tani më në fund është arritur në një përgjigje përfundimtare (megjithëse në fushën shkencore kuptimi i 'përfundimit' merr nuanca të ndryshme).

Koronavirus godet më shumë meshkujt sepse në gjakun e burrave qarkullojnë nivele më të larta të Ace2, proteina që koronavirusi përdor si objektiv për të infektuar qelizat e shëndetshme.

Kjo u konfirmua nga një maxi studim i kryer mbi mijëra pacientë nga studiues të Qendrës Mjekësore të Universitetit Groningen në Holandë. Rezultatet e studimit janë botuar në European Heart Journal.

Por kjo nuk është e gjitha...

Shkencëtarët matën përqendrimet e proteinave në mostrat e gjakut të marra nga dy grupe të pacientëve që kishin vdekur nga ataku në zemër pasi ishin sulmuar nga koronavirusi.

Grupi i parë (1.485 burra dhe 537 gra, mosha mesatare 69 vjeç për meshkuj dhe 75 për femra) u konsiderua si një "grup indeksi". Grupi i dytë (1,123 burra dhe 575 gra, mesatarisht mosha 74 dhe 76). Pas hulumtimeve u vërtetua se te seksi mashkull qarkullojnin nivele më të larta dhe të përqëndruara të Ace2

Adriaan Voors, profesor i kardiologjisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Groningen – tha se "Përballë përhapjes së epidemisë, dhe në mungesë të të dhënave përfundimtare, rezultatet e marra në pacientët, ofrojnë prova për të mbështetur mundësinë për të vazhduar trajtime me frenuesit e Ace në pacientët në gjendje shëndetësore të rënduar prej infeksionit nga koronavirusi”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?