Zbulohet 'baza' e prostitucionit në Durrës, arrestohen 2 vajza 25-vjeçare! Në kërkim 3 të tjerë

26 Korrik, 13:37| Përditesimi: 26 Korrik, 13:49

  • Share

Andi Rroshi, Marjana Doko dhe Feride Protoduari, nga Tirana ranë në pranga e policisë së Durrësit pas hetimit 4 mujor që zbuloi se kryenin aktivitetin e prostitucionit në një ambient të marrë me qira në lagjen.nr1 në Durrës.

2 të rinj dhe një tjetër vajzë janë në kërkim për veprat "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion".

'Si rezultat i hetimeve të kryera për 4 muaj, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shtrytëzimit të prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizoi operacionin e koduar "Rent", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:       

A. R., 33 vjeç, M. D., 25 vjeçe dhe F. P., 25 vjeçe, të tre banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: A. S., 42 vjeç, M. R., 30 vjeç dhe K. M., 24 vjeçe, të tre banues në Tiranë. 

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 1, Durrës, në ambientin e marrë me qira, që ishte përshtatur nga shtetasit A. R., M. R. dhe A. S., për ushtrimin e prostitucionit nga shtetaset M. D., F. P. dhe K. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prostitucioni", "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", të kryera në bashkëpunim.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?