Mafia shqiptare

Zbulohet biseda e bandës shqiptare në Itali dhe plani për të vrarë prokurorin që shkatërroi grupin kriminal

17 Shkurt 2022, 22:56| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 22:59

  • Share

Një burrë në gjunjë, me një armë të "ngulur" në kokë nga një dorë plot tatuazhe është imazhi i egërsisë së mafias shqiptare në Itali, një foto e cila është nxjerr nga serveri i përdorur për komunikime sekretë nga banda e Elvis Demçes.

Kjo është një nga historitë mes bisedave në "Sky ECC", një platformë komunikimi mes kriminelëve  i zbuluar nga Europol. Nga imazhet e dhunës si në rastin e Gelataro, deri tek ideja për të vrarë një prokuror italian, i cili po koordinonte çështjen mbi narkotrafikantët shqiptarë. Hipoteza që më pas u sfumua, por që gjithsesi bëri që karabinierët të arrestonin në Janar 27 persona, pjesë e rrjetit të narkotrafikantëve të drejtuar nga Elvis Demçe.

Viktima në fotografi, e cila është kapur me telefon dhe ka qarkuluar mes bashkëpunëtorëve si një "meme" dhe një imazh për të qeshur është i njohur me nofkën "Gelataro", kjo pasi ka punuar në një lokal. Ai konsiderohet si drejtues i shpërndarjes së drogës në Tor Bella Monava në Romë.

Ai dyshohet se në komisariat ka përmendur shqiptarët. Fillimisht u mor peng, më pas u dërgua në brendësi të një pylli dhe në fund u kërcënua me pistoletën në kokë.

Në rrëmbimin e Geleataro-s morën pjesë bashkëpunëtorët e Demçes t’i merrnin 50 mijë euro, por ta bënin të krkonte falje për faktin që përmendi emrat e shqiptarëve para hetuesve të Romës. 

“E çoj në mes të një fushe, i fus hekurin në gojë”; “Nëse nuk jep lekët do e shkrep, do të të dërgoj foto?”. Këto janë disa prej mesazheve që shkruheshin për 41-vjeçarin e rrëmbyer.

Fotoja është shkreput bashkë me pyetjen  “Çfarë të bëjmë me të?” Në mesazhet e zbuluara u vendos që mos ta vrisnin, por me një cmim 50 mijë euro.

Demçe ia përcolli foton njërit prej bashkëpunëtorëve të tij, duke i shkruar se kishte ai i kishte kërkuar falje dhe i kishte marrë paratë. "Ky është fundi që që nuk më respekton”, shkruante ai.

Një zbulim edhe me shqetësues ishte fakti se grupoi kriminal kishte synim të vriste prokurorin Francesco Cascini dhe bashkëpunëtorin e tij Mario Palazzi të hetimit "Aquila Azzurra", i cili shkatërroi dy bandat shqiptare në Itali

“Të shtunën është festa ime, çfarë do më dhurosh”?, i shkruante njëri prej vartësve Demçes, duke aluduar mbi planin që kishin për të vrarë prokurorin. Në chat ka edhe foto të një pistolete dhe mitralozi që do të shërbente për të vrarë prokurorin.

Idea në fakt kishte qenë e Alessandro Corvesi, i arrestuar në Korrik me 27 kilogramë kokainë: “A ke vrarë ndonjëherë një prokuror? Dua ta vras. Do e qëlloj jashtë, në sheshin Clodio”.

Demçe fillimisht ra dakord me këtë plan, por më pas kur kuptoi vështirësitë dhe propozoi një tjetër alternativë. Ai propozoi për të paguar një prostitutë që të regjistronte një video komprometuese për të shantazhuar. “Këtyre për t’i bërë më shumë keq është t’i bësh video ose të kesh diçka për t’i mbajtur nga bo*let”.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?