VIP & Spektakël

Zbulohet data kur do të martohet Nevina Shtylla?

25 Dhjetor 2023, 14:52| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 14:56

  • Share

Duket se moderatorja Nevina Shtylla ka zbuluar datën e martesës teksa ishte e ftuar në ‘E Diell’.

Nga “Trotuar”, Edi Manushi i kërkoi Nevinës të zbulonte kur do të martohet, por ajo, në fillim ngurroi. Manushi tha se Nevina e ka ceremoninë para Kampionatit Europian, i cili fillon më 14 qershor 2024, ndërsa moderatorja shtoi “dhe pas ditëlindjes sime”. Pyetjes së Edi Manushit “kur e ke ditëlindjen?”, Nevina iu përgjigj me të qeshur: “Gjeje…”

Megjthatë, Manushi vendosi ta bëjë më të thjeshtë. Nevina e ka ditëlindjen më 30 maj, ndërsa Evropiani i futbollit nis më 14 qershor (e premte). Fundjava e vetme mes këtyre dy javëve është ajo e 8 dhe 9 qershorit.

Kjo, me siguri, do të jetë edhe java kur Nevina dhe partneri i saj do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre disavjeçare.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?