Policia e Krujës ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “Koordinata”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, duke arrestuar një 48-vjeçar dhe duke identifikuar bashkëpunëtorin e tij.
Në kuadër të kontrollove të mbështetura në informacionet e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5 në Tiranë, lokalizuan dhe vunë në pranga personi S. H., 48 vjeç, i dyshuar si bashkautor në kultivimin e 136 bimëve narkotike në fshatin Rranxë.
Gjatë operacionit, u sekuestruan si prova materiale dy automjete, një i arrestuarit dhe një i bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. H., në të cilët u gjetën pesticide të përdorura për kultivimin.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për kapjen e personit tjetër të përfshirë.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Vijon plani policor i posaçëm, i koduar “Koordinata”, për nxjerrjen para përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
U identifikua dje, si autor i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Rranxë, lokalizohet dhe kapet 48-vjeçari.
Punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, gjithashtu të identifikuar dje.Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, për kapjen e 2 shtetasve të cilët u identifikuan si bashkautorë të kultivimit të 136 bimëve narkotike, në fshatin Rranxë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, lokalizuan dhe vunë në pranga njërin prej tyre, konkretisht shtetasin S. H., 48 vjeç.
Gjatë veprimeve operacionale të kryera dje u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjeti i shtetasit S. H. dhe automjeti i bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. H., në të cilat u gjetën pesticide që përdorën në bujqësi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
