Diamanti 190 karat

Lifestyle

Zbulohet diamanti i rrallë 190 karat në Rusi

28 Dhjetor 2019, 18:03| Përditesimi: 28 Dhjetor 2019, 18:06

  • Share

Alrosa, prodhuesi kryesor në botë i diamantëve, vetëm pak ditë para Vitit të Ri 2020, ka zbuluar një diamant të madh.

Guri i çmuar i përket kategorisë më të pastër të diamante, prej 190.77 karat.

Diamanti u zbulua në republikën Siberiane të Yakutia të Rusisë në orët e para të 25 dhjetorit.

Sipas të dhënave paraprake, guri gjendet aty prej rreth 2 miliardë vitesh, por një ekzaminim i mëtejshëm do të përcaktojë edhe moshën e saktë.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Alrosa, Evgeny Agureev tha se natyra ka qenë shumë bujare këtë vit, me “surpriza” të jashtëzakonshme, siç është diamanti në formë zemre, i cili gjithashtu u zbulua nga ndërmarrja para Ditës së Shën Valentinit.

Në fillim të këtij viti, kompania kryesore ruse për zbulimin e diamanteve zbuloi dhe diamantin Matryoshka, shum i pazakontë, i cili ka një perlë që lëviz lirshëm brenda një kristali më të madh, që i ngjan kukullës tradicionale ruse.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?