Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare dhe vendimi që e perjashtoi atë nga partia

Zbulohet dokumenti, si u përjashtua Kadare nga partia e Tiranës në 90-tën: Tradhtoi Atdheun dhe popullin

17 Qershor 2022, 13:30| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 13:44

  • Share

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është përjashtuar nga partia komuniste më 1990 pasi kërkoi strehim politik në Francë. Lajmin e bëri të ditur politologu Afrim Krasniqi i cili është kthyer në retrospektivë me një dokumenti të vitit 1990. Kadare u konsiderua si tradhtar i Atdheut dhe popullit pikërisht për shkak të kërkesës së tij për të lëvizur jashtë vendit. 

Në dokument shihet sesi vendimi është firmosur nga sekretari nga sekretari i partisë së rrethit, Pajtim Bello dhe mbart datën 1 dhjetor 1990.

'Vetëm një javë nga 8 dhjetor 1990, më 1 dhjetor Byroja e Komitetit të Partisë Tiranë vendosi në mungesë përjashtimin njëzëri të shkrimtarit I.Kadare nga PPSH.

Duke kërkuar strehim politik në Francë “tradhtoi Atdheun dhe popullin” thuhej në vendim.

Më herët, një ditë pas njoftimit në VOA, më 26 tetor përjashtimi u bë fillimisht nga organizata e Partisë në Lidhjen e Shkrimtarëve, vendim që u konfirmua disa ditë më vonë nga aparati i Komitetit të Partisë në rreth dhe në fund në dhjetor nga Byroja e KP.

Për statistikë, shumë prej atyre që ishin më 1 dhjetor në OP në LSHA, në aparatin e KP, në Plenumin e KP Tiranë apo në Byronë e KP Tiranë, pas dhjetorit 1990 u bënë figura politike, akademikë, deputetë e zyrtarë të lartë në parti të ndryshme, natyrisht duke na rrëfyer se ishin kundër sistemit që drejtonin.

Hapja e plotë dhe e pacensuruar e arkivave 1988-1991 do të ishte një ndihmë e madhe për të kuptuar më mirë procesin e transformimit / zhvendosjes nga sistemi njëpartiak tek pluralizmi.'- shkruan Krasniqi në Facebook. 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gubi: 17/06/2022 23:05

    Mullah aliu, foli ca ati tikut, se qenka Keq

    Përgjigju
  • franci: 17/06/2022 14:00

    Shikoni sa RRK eshte ky "TIKU"..... duket qe ka "lexuar" shume libra... Sa shum shpellare ka ky vend....

    Përgjigju
  • Aliu: 17/06/2022 13:52

    Ai është komunisti më i keq. Me siguri e ka orkestruar vetë për të fituar azil.

    Përgjigju
    • Den: 17/06/2022 14:11

      Çfare speciesh jeni ju qe vetem shani dhe ato pak vlera qe ka ky komb. Mjafton qe eshte emer qe i ben nder Shqiperise,nuk ka fare rendesi qe e duan apo jo enveristat apo goret e gjirokastres

  • tiku: 17/06/2022 13:34

    po kadareja eshte tradhetar eshte spiun i huaj dhe ndaj pavarsisht vlerave qe mbart si shkrimtar,rri si skuth dhe nuk shfaqet ne evente ne gjirokaster e din dhe nuk e duan si njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?