GREQI- Një sasi e madhe kokaine 59.5 kg, është gjetur e fshehur në një kamion frigoriferik nga Autoriteti Qendror Portual i Igumenicës ditën e sotme.
Mediet greke raportojnë se kokaina u zbulua në një ndarje të krijuar posaçërisht në pjesën e përparme të mjetit.
54-vjeçari grek, drejtues i kamionit është arrestuar dhe rasti po hetohet nga autoritetet.
Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet në 2 milionë euro
Komento