Politikë
Top 24

Trump emëron ambasadore të re të SHBA në Shqipëri njohësen e mirë të Rusisë

3 Korrik 2018, 20:36| Përditesimi: 4 Korrik 2018, 08:41

  • Share

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka propozuar ambasadoren e re të Amerikës në Tiranë pas largimit të Donald Lu, të cilit i mbaroi mandati. Trump ka propozuar Kathleen Ann Kavalec ambasadore të SHBA në Shqipëri. Propozimi i ka kaluar Senatit për miratim para se Kavalec të zyrtarizohet në Tiranë. 

Zonja Kavalec aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit me mbi tre dekada përvojë si diplomate.

Më parë ka shërbyer si Drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve të Rusisë, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA në UNESCO në Paris, Zëvendës Koordinatore e Ndihmës në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtimin dhe Stabilizimin.

Zonja Kavalec ka mbaruar Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe ka një master nga Universiteti Georgetown. Flet rrjedhshëm gjuhët frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze.


Propozimi i Trump per senatin per ambasadore ne Shqiperi
 

Ambasadorët e SHBA në Shqipëri nga 1991

Donald Lu- 2014

Alexander A. Arvizu-2010

John L. Withers II- 2007

Marcie B. Ries- 2004

James F. Jeffrey- 2002

Joseph Limprecht- 1999

Marisa R. Lino- 1996

Joseph E. Lake- 1994

William E. Ryerson- 1991

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?