Viktor Berdo

Kronikë
Top 24

Zbulohet gjenerali që do të bëjë vettingun në policinë e shtetit

26 Shkurt 2019, 15:35| Përditesimi: 26 Shkurt 2019, 16:58

  • Share

TIRANE- Zgjidhet kryetari komisionit të jashtëm të vlerësimit dhe sekretariatit teknik që do të bëjnë vettingun në policinë e shtetit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është përzgjedhur anëtari Viktor Berdo  në krye të komisionit.

Berdo do të drejtojë komisionin e vetting në policinë e shtetit. Gjeneral Major Viktor Bërdo ka pasur një karrierë të gjatë në Forcat e Armatosura, deri në detyrën e Zv. Shefit të Shtabit. Ndërsa tashmë do të drejtojë komisionin e vettingut në polici.  Vettingu pritet që të nisë me kryepolicin Ardi Veliu dhe 12 drejtorët e qarqeve.

Stafi i përzgjedhur nuk do të kalojë në filtër vetëm drejtuesit e policisë së shtetit por edhe drejtuesit dhe anëtarët e Gardës së Republikës si dhe stafin e shërbimit të brendshëm dhe ankesave në polici (lexo ketu).

Komento

Komente

  • Komando: 26/02/2019 18:59

    Pyeteni pak z. BERDAJ sa e ka pas pazarin kur ishte komandant i brigades komando. Deshtim total i vetingut polici.

    Përgjigju
  • Robshi: 26/02/2019 16:33

    Po ore po gjyqtarët i bone...policet po i bëjnë...në takim me studentët ju thotë bëni veting pedagogeve...Vetëm vetingu për veten si pëlqeu ramës dhe tha jo sben për politikanët se ska mbështetje ligjore...beeeeeeee

    Përgjigju
  • ushtria: 26/02/2019 16:20

    po ushtria do kete veting -ti cojme nje gjeneral policie se u pa puna na kthyen para viteve 90 ushtria kontrollon policine

    Përgjigju
  • Shqipja: 26/02/2019 16:00

    Une do te drejtoj, ti do te drejtosh, ai do te drejtoje! Kaq e veshtire eshte me zgjedhu foljet ne gjuhen shqipe?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?