TIRANË- Në një kohë kur Partia Demokratike është ende e paqartë se si do të shkojë në zgjedhjet vendore të 2023, Mimoza Hajdarmataj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për të garuar në primaret për Bashkinë e Tropojës. Ajo është e para që ka bërë publike kandidaturën, teksa ka dhënë një listë të arsyeve se përse është kërkon të marrë drejtimin e qytetit të saj të origjinës.
“Braktisja pa mëshirë nga pushteti i Rilindjes, në nivel lokal dhe qendror, prej afro 10 vite dhe diskriminimi që u është bërë tropojanëve por jo vetëm, më ka ndezur pasionin dhe vullnetin e jashtëzakonshëm për t’i hyrë garës së primareve në Tropojë. Është beteja që e kam ëndërruar sepse vetëm kur drejton një bashki ke drejtuar qytetin dhe rrotullon botën për të sjellë projekte, punësim dhe shumë mundësi për të rinj për qytetin tënd.
Tropoja ky diamant i Alpeve dhe gjithë Veriut nuk mund të kryesojë varfërinë e thellë të Shqipërisë. Nuk e mohoj se një shtysë shumë të fortë e kam marrë nga mesazhe dhe telefonata që kam marrë nga tropojanë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Arsyeja më kryesore pse kam vendosur të garoj në primaret për kandidat për Kryetar të Bashkisë Tropojë, në Zgjedhjet Lokale 2022 është vendimi i Partisë Demokratike për t'i besuar anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj për të përcaktuar kryebashkiakët e ardhshëm dhe parlamentarët e tyre lokalë. Besimi që të japin anëtarët, simpatizantët dhe demokratët me vullnetin e tyre të lirë është i pakrahasueshëm me asnjë pozicion liste kryetarësh. Prandaj, për t’ia arritur këtij misioni që i kam vënë vetes, më duhet besimi dhe mbështetja e tropojanëve, por të parët jeni ju demokratët, themelet e shtëpisë sonë dhe heronjtë e çdo beteje këtu dhe në Tiranë. Ju ftoj të më bashkoheni në këtë rrugëtim që ka për synim rikthimin e vendlindjes sonë,Tropojës sonë, në vendin që e meriton”, shkruan Hajdarmataj.
Partia Demokratike e Sali Berishës do të zhvillojë “Primaret” për të nxjerrë kandidatët që do të futen në të gjitha bashkitë e vendit. Ndër emrat e përforlur në Tiranë janë epidemiologu, Ilir Alimehmeti, aktori i humorit Julian Deda, Gerd Bogdani, Fatbardh Kadilli, si edhe Belind Këlliçi, megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare.
Po gjith „hajdaret“ per politike e paskan mendjen? Sa te ken Salih Hundsqeparin ne krye vetem hajdara do dalin per zgjedhje
Përgjigju