Zbulohet identiteti i vërtetë i pronari të jahtit të braktisur në Shëngjin, është ndalur dy herë në Shqipëri (FOTO+VIDEO)

9 Shtator 2019, 18:32| Përditesimi: 9 Shtator 2019, 19:05

  • Share

Në jahtin e gjetur pak ditë më parë 12 milje larg Shëngjinit, Policia Kufitare gjeti disa dokumenta që mbanin emrin e një shtetasi turk, Sevgin Javuz. Ajo hodhi dyshimet se ai mund të ishte pronari i mundshëm, por pa arritur t’a konfirmojë dot për shkak se në jaht nuk ndodhej askush.

Për turkun Sevgin Javuz, policia ka nisur kërkimet, në bashkëpunim me homologët e saj në Ankara si dhe me Interpol Tirana.

Por, Top Channel, ka arritur të zbulojë se kush është pronari i jahtit të quajtur Atik Bey, i cili është ankorur në portin e Shëngjinit. Ne kontakuam me kompaninë Tur Marine në Turqi, e cila rezulton se jahtin e ka shitur vitin e shkuar tek një biznesmen turk. Nga të dhënat e monitorimi të lundrimit të mjeteve, jahti Atik Bey, në datën 30 gusht ka qenë në Budva.

Po në këtë datë, në Budva të Malit të Zi, ka qenë edhe pronari i saj, Nedim Akyuz, i cili ka postuar një foto të tijën në Instagram. Javën e fundit të gushtit, jahti ‘Atik Bey’, ka qenë duke lundruar në ujërat territoriale të Kroacisë, siç shihet në foton e destinacioneve të regjistruara nga Vessel Finder. Në datën 24 gusht, Nedim Akyuz, ka hedhur një tjetër foto në Instagram duke lundruar në detin poshtë një ure në Kroaci, e cila quhet ura KRKA.

Një tjetër sistem monitorimi i cili regjistron lundrimet e mjeteve detare, tregon që në datën 3 korrik të këtij vitit, jahti Atik Bey, ka qenë në NAXO të Greqisë. Po në të njëjtin vend dhe në të njëjtën datë, pronari i saj Nedim Akyuz ka hedhur një tjetër foto në rrjetin social instagram. Vitin e kaluar, kompania që ka shitur Jahtin e llojit kataraman, ka postuar një fotot të tijën, ku është përmendur edhe emrin e jahtit dhe të pronarit të saj.

Më pas, e njëjta kompani ka postuar një video në instagram ku shkruhet emri i jahtit dhe shihet dikush që luan golf mbi të. Sipas kërkimeve, ai rezulton të jetë Nedim Akyuz. Ky i fundit, nga kërkimet rezulton se është biznesmen në fushën e tekstileve i cili e zhvillon aktivitetin e tij në Turqi. Ajo çka ende mbetet mister është nëse ka qenë Sevgin Yavuz i cili drejtonte jahtin atë ditë, apo ka qenë dikush tjetër./TCH

Ora 18:56
Pronari turk i jahtit të braktisur në Shëngjin është ndalur dy herë në Shqipëri (FOTO)

Nedim Akyuz është pronari i jahtit ‘Atik Bey’ i cili u gjet i braktisur në Shëngjin. Ende nuk është zbuluar nëse ka qenë pikërisht ai që po drejtonte jahtin në ditën që u gjet i braktisur, apo ka qenë dikush tjetër. Megjithatë, ajo që dihet është se ky jaht është ndalur në ujërat shqiptare. Referuar një postimi që ai ka bërë në rrjetet sociale më 21 qershor, Akyuz ka publikuar të gjithë intenerarin që ka ndjekur, duke u nisur nga Turqia, për të kaluar në Greqi, Shqipëri dhe në fund Mal i Zi.

1568048203_1568047638NedimAkyuz7.jpg

Ky është intenerari që ndoqi pronari i jahtit të braktisur në Shëngjin
B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?