Politikë

Zbulohet kontrata e lobimit 6 milionë dollarë e Flamur Nokës dhe Berishës me njerëzit e afërt të Trump për fushatë! Në kontratë e përfshirë edhe bashkëpunëtorja e LaCivita (DOKUMENTI)

26 Prill, 19:44| Përditesimi: 26 Prill, 23:34

  • Share

Zbulohet për herë të parë shifra marramendëse që Partia Demokratike i paguan një kompanie amerikane, e zotëruar një njerëz të afërt të Trump, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për një periudhë dy vjeçare.

Report Tv ka siguruar kontratën e lidhur mes PD dhe Continental Strategy, ku një prej drejtuesve është edhe Katie Wiles, vajza e Susie Wiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump në 2024, bashkëpunëtore e ngushtë e Chris LaCivita, i cili është shefi i fushatës elektorale te Berishës. 

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi më 7 nëntor 2024, dy ditë pas zgjedhjes, se menaxherja e fushatës së tij, Susie Wiles, do të emërohej si shefe të kabinetit të ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë dhe aktualisht e mban postin e shefes së kabinetit.

Me këtë kontratë, Sali Berisha dhe PD duhet t’i paguajnë kompanisë amerikane 6 milionë dollarë për dy vite.

Përmes kësaj kontrate, Partia Demokratike me sa duket kërkon më shumë akses në majën e Shtëpisë së Bardhë, por edhe zgjidhjen e disa problemeve nga e shkuara. Jo rastësisht, shërbimi i parë që kompania e lobimit ka realizuar për PD-në është një bisedë telefonike me Dan Holler, shefin e stafit të sekretarit të shtetit Marco Rubio, njeriu që ka në dorë të zhbëjë dizenjimin non grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga ish sekretari Blinken.   

Zbulohet se PD e Berishës ka parapaguar kompaninë amerikane me 750 mijë dollarë, ndërkohë që çdo muaj duhet t’i paguajë kompanisë 250 mijë dollarë për një periudhë 2-vjeçare. 

Se kush është burimi i kësaj shume marramendëse qe Sali Berisha po paguan për lobim këtë kompani amerikane mbetet mister, por ajo që mund të themi është se kjo është kontrata më e madhe e lobimit në histori, plot 6 milionë dollarë për të hequr non grata-n e Berishës, i sanksionuar nga qeveria amerikane në 2021 bashkë me familjen për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

“Klienti (nëpërmjet Garantuesit të tij) do t’i paguajë firmës një mbajtës mujor prej 250,000 dollarësh për një paketë mbështetëse gjithëpërfshirëse të iniciativave të lobimit, advokimit dhe çështjeve gjyqësore strategjike për një periudhë prej 24 muajsh (“garancia mujore”) dhe në përputhje me Afatin e Marrëveshjes. Pagesa për tre muajt e parë (paradhënie) do të bëhet me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje”, thuhet në kontratën e nënshkruar në datën 4 prill.

Garantori i kontratës së majme është Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tropoja, që jeton në New York dhe rezulton si alpinist.

Nuredin Seci është anëtar i kryesisë së degës “Vatra Mëmëdheu” në Nju Xhersi të SHBA-ve, dega më e re e hapur në vitin 2025. Por nuk dihen rrethanat, lidhjet dhe faktorët, se si ky person ka dalë garant për një kontratë kaq marramendëse. 

Kontratën e ka firmosur sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, dhe ish këshilltarit të presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të ‘Continental Strategy’.

“Detyrimi i Klientit për t'i siguruar Firmës informacionin e nevojshëm për të avancuar sa më mirë objektivat e Klientit. Klienti (nëpërmjet Garantëve të tij) është përgjegjës për pagesën në kohë të Tarifës Mujore dhe shpenzimeve, sipas përcaktimeve më poshtë", thuhet mes të tjerash në kontratë.

Sipas kontratës, kompania e lobimit do të ofrojë shërbimet e mëposhtëme për llogari të Partisë Demokratike:

1- Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e SHBA-ve për të lehtësuar zhvillimin e politikave.

2- Mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

3- Përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhëniet me qeverinë, advokimin e politikave, të dërguarit ligjorë dhe angazhimin e palëve të interesuara në linjë me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë e Madhe.

Carlos Trujillo (i lindur më 25 shkurt 1983) është një lobist amerikan dhe profesionist i çështjeve qeveritare, i cili më parë ka shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Shteteve Amerikane.

Anëtar i Partisë Republikane, ai më parë ka shërbyer katër mandate në Dhomën e Përfaqësuesve të Floridës nga viti 2010 deri në emërimin e tij si ambasador.

Çfarë përfaqëson kompania amerikane e lobimit, kush e drejton dhe historiku

Kompania u themelua në vitin 2021 nga këshilltari i tij Carlos Trujillo. Zoti Trujillo e themeloi Continental menjëherë pasi Trump la detyrën, pasi kishte shërbyer në administratën e tij të parë si ambasador në Organizatën e Shteteve Amerikane.

Vetëm disa ditë pas rizgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-ve për herë të dytë, Continental njoftoi një promovim për Katie Wiles, vajzën e Susie Wiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump.

Disa ditë më pas, Continental kontraktoi Alberto Martinez, një ish shef stafi i sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, si një partner menaxhues për të ndihmuar në rritjen e mëtejshme të Continental.

Ndërkohë, në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar firma punësoi zëvendësdrejtorin politik të fushatës së Trump, Alex Garcia si partner.

Zgjedhja e një kompanie që zotërohet nga njerëz të rrethit të ngushtë të presidentit të SHBA-ve Donald Trump duket se nuk është e rastësishme.

Kliko këtu për të lexuar kontratën e lobimit të PD

 

 

 

 

Ora 22:09
PD pranon kontratën e lobimit me ‘Continental’: Paratë do i paguajnë nga fondacioni “Make Albania Great Again” (deri tani i panjohur)

Selia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike ka reaguar sot në mbrëmje për publikimin e kontratës së lobimit me kompaninë amerikane ‘Continental’, me vlerë 6 mln dollarë për dy vite në këste 250 mijë USD çdo muaj.

Teksa pranon firmosjen e saj në këto shifra, në dokumentin e zbuluar ekskluzivisht nga Report Tv, Zyra e Shtypit e PD-së shprehet se “paratë do paguhen nga komuniteti shqiptaro-amerikan në SHBA, përmes fondacionit “Make Albania Great Again”.

Në 2017 PD pati një tjetër lobim në SHBA prej 500 mijë dollarësh, kur edhe atëherë selia blu tha se ‘paratë do paguhen nga shqiptarët që jetonin atje”. Mbi atë kontratë u hapën dy hetime penale në SHBA dhe në Shqipëri.

PD pretendon se ato para do paguhen nga shqiptarët e larguar nga vendi prej “regjimit të Edi Ramës”. Pavarësisht njoftimit, është hera e parë, që flitet për ekzistencën e një fondacioni të tillë, që nuk përmendet as në kontratën e lobimit, i cili është firmosur nga Flamur Noka në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike. Tani i takon Spak të vërtetojë natyrën e kontratës dhe orighinën e parave të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në fushanë zgjedhore në Shqipëri. 

Njoftimi i plotë i PD-së për kontratën e lobimit: 

“Ne lidhje mbi nje informacion te shperndare ne media per lobimin e PD prane Qeverise dhe Kongresit te SHBA deshirojme te sqarojme sa vijon:

Komuniteti shqiptaro amerikan permes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompanine “Continental” per te ndihmuar ne konsolidimin e mardhenieve miqesore te Partise Demokratike si forca me e madhe opozitare me Kongresin dhe Qeverine e SHBA. Synimi i bashkeatdhetareve tane ne SHBA eshte bashkepunimi i PD me aleatin kryesor te Shqiperise per te rivendosur demokracine funksionale dhe shtetin e te drejtes ne Shqiperi.

Kompania “Continental” drejtohet nga Ambasadori Carlos Trujillo i cili njihet gjithashtu dhe si avokat i Presidentit Trump dhe si antikomunist i palekundur ne qendrimet e tij!

Kontributi financiar per realizimin e ketij qellimi eshte marre persiper 100% nga patriote shqiptare  qe jetojne dhe punojne prej dekadash ne SHBA, si dhe demokrate te tjere te larguar nga Shqiperia keto 10 vite, per shkak te regjimit te Edi Rames!

Partia Demokratike duke falenderuar demokratet antikomuniste te komunitetit shqiptaro - amerikan per bujarine dhe e patriotizmin e tyre, sqaron opinionin publik se ndonese ka dhene dakordesine per marrjen e ketij sherbimi ne perputhje te plote me ligjet e te dy vendeve, nuk ka asnje barre financiare apo detyrim kontraktual qe lind nga kjo marrëveshje”. 

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luani: 26/04/2025 22:59

    Pare xhepi per Zenin.

    Përgjigju
  • Alb: 26/04/2025 22:22

    Populli voton kote

    Përgjigju
  • Korab: 26/04/2025 22:16

    Nongraten e dhene nga shqiptaret nuk mund ta heqi kurre.

    Përgjigju
  • Partia: 26/04/2025 21:51

    Po sikur na thatë qe nuk hiqej kurrë, cne tani qe po thoni qe ka rrezik te hiqet?

    Përgjigju
  • Turi: 26/04/2025 21:46

    Opaaaa, ja ku dolen leket e firmave piramidale qe u vodhen familjeve shqiptare. He Birish, ca do thuash tani?

    Përgjigju
  • Mario: 26/04/2025 21:22

    Cfare ben SPAK, fle gjume, sepse kjo tregon se Saliu ka genjyer qe eshte vec nje pensionist me 100 mije Euro. Madje edhe PD, ku i gjen keto miliona? Keta njerez qe gjoja dhurojne per Saliun, ku i kane gjetur? Duhen bere hetime nderkombetare te zbulohet ky mega korrupsion.

    Përgjigju
  • Nuku: 26/04/2025 20:19

    Aqe shume miliona ka familja berisha sa qe mund te perballoje nje lufte me armatime te renda.

    Përgjigju
  • Jimmy: 26/04/2025 19:54

    Tu shofte fara kriminel i ndyre!me parat e vjedhura do paguash latifon!ishalla shkofsh ne sharre nje ore e mepar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?