Foto Ilustruese

'Lindja e virgjër', zbulohet krokodili që la veten shtatzënë

9 Qershor 2023, 00:25| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 09:06

  • Share

Rasti i parë i një krokodili që la veten shtatzënë është identifikuar në një kopsht zoologjik në Kosta Rika. Ajo prodhoi një fetus që ishte 99.9% gjenetikisht identik me veten e saj.

Fenomeni i quajtur “lindja e virgjër” gjendet te shpendët, peshqit dhe zvarranikët të tjerë, por asnjëherë më parë nuk ishte zbuluar te krokodilët.

Shkencëtarët thonë se tipari mund të jetë trashëguar në zinxhirin e evolucionit, që mund të përfshijë dhe dinozaurët, që gjithashtu mund të kenë qenë të aftë për vetë-riprodhim.

Hulumtimi është publikuar në revistën Royal Society, Biology Letters.

Krokodili u gjet kur ishte dy vjeç dhe u mbajt i ndarë nga krokodilët e tjerë gjatë gjithë jetës. Dr Booth analizoi fetusin dhe zbuloi se ishte më shumë se 99.9% gjenetikisht identik me nënën e tij - duke konfirmuar se nuk kishte baba.Ai i tha BBC Neës se nuk ishte i befasuar nga zbulimi. 

''Ne e shohim raste në peshkaqenë, zogj, gjarpërinj dhe hardhuca dhe është jashtëzakonisht e zakonshme dhe e përhapur''.

Ai tha se arsyeja që partenogjeneza nuk është parë te krokodilët është sepse njerëzit nuk kanë kërkuar shembuj të tyre. 

"Ka pasur një rritje të madhe në rastet e partenogjenezës kur njerëzit filluan të mbanin gjarpërinj të përkëdhelur, por nuk ishin krokodilë" tha ai.

Një teori është se kjo ndodh në speciet e afta për partenogjenezë kur zvogëlohen në numër dhe ato janë në prag të zhdukjes. Dhe Dr Booth tha se kjo mund të ketë ndodhur me disa lloje dinosaurësh kur numri i tyre u pakësua për shkak të ndryshimeve mjedisore.

''Fakti që mekanizmi i partenogjenezës është i njëjtë në kaq shumë specie të ndryshme sugjeron se është një tipar shumë i lashtë që është trashëguar gjatë gjithë epokave. Pra, kjo mbështet idenë se dinosaurët gjithashtu mund të riprodhoheshin në këtë mënyrë"

 

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?