Zbulohet kush e financoi (zyrtarisht) Belind Këlliçin! Kërkoi para edhe nga gruaja dhe mamaja! Njerëzit e Berishës i paguajnë TV-në e familjes/ JA EMRAT

23 Qershor, 08:04| Përditesimi: 24 Qershor, 17:23

  • Share

Një nga misteret që rrethon figurën e Belind Këlliçin, ish kandidati i Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës, që mori humbjen më të thellë me mbi 60 mijë vota diferencë, (përveç falsifikimit të diplomës së shkollës së mesme dhe masterit), është se më çfarë parash e bëri fushatën elektorale të majit të vitit të kaluar.

Grupi politik që e kandidonte nuk mori asnjë lek nga fondet zgjedhore të majit 2023 pasi merrte pjesë si kandidat personal i Sali Berishës (me logon e Ilir Metës), ndërsa fushata e tij shumë e shtrenjtë, me takime në çdo cep të kryeqytetit, me reklama dhe postera të sponsorizuara kudo në kryeqytet, (përfshi edhe atë të famshmin me gishtin e mesit të ngritur), makina me qira etj, ndërsa vetëm eventi në stadiumin “Air Albania”, ku Belo hyri si triumfator me autobusin e tij të personalizuar, kushtoi jo më pak se 100.000 euro.

Nga dokumente të gjetura nga Report Tv në deklaratën e financimit dhe të shpenzimet në KQZ (Raportimi Financiar i Kandidatëve për Kryetarë të Organeve të Qeverisjes Vendore) Belind Këlliçi raporton vetëm 129 mijë euro të grumbulluara nga dhurues, të gjitha të shpenzuara sipas tij.

Report Tv disponon listën e dhuruesve, dhe nuk janë pak surprizat që ka gjetur. Surpriza e parë janë emrat që mungojnë: për shembull zbulohet që as Flamur Noka (ndryshe nga deputetë tjerë të PD) as Sali Berisha apo familjarët e tij, nuk e kanë financiar me asnjë qindarkë kandidatin Këlliçi pavarësisht faktit që kanë qenë figura kryesore në fushatë. Kjo shpjegohet ose pse e kanë bojkotuar (gjë që nuk duket nga servilizmi me të cilin Këlliçi vazhdoi të shërbejë në kauzat e Rithemelimit) ose e kanë financuar me cash, pra me para të pista që nuk mund të deklarohen.

Surpriza tjeter lidhet me familjen e Belind Këlliçit. Partnerja e tij Anna Shkreli ka dhuruar 2 herë para për fushatën e bashkëshortit të saj, një herë 2 milionë lekë të vjetra dhe një herë tjetër 1 milionë. Jo vetëm Anna. Mamaja e Belos, Suzana Këlliçi i ka dhënë mbi 2.5 mln lekë të vjetra, ndërsa vëllai Reshard Këlliçi i cili më herët ka qenë edhe punonjës pranë Ministrisë së Infrastrukturës të drejtuar nga Belinda Balluku, i ka dhënë plot 8 milionë e 640 mijë lekë të vjetra Belindit për fushatën që e humbi. Si do t’ia shpërblente Këlliçi ndihmën financiare të familjes së tij në rast se do të ulej në fronin e kryebashkiakut të Tiranës?! Kjo mbetet një pyetje pa përgjigje. 

Në listën me 49 dhurime për fushatën e Belind Këlliçit bëjnë përshtypje 4 pagesa në drejtim të televizionit të familjes Berisha, Syri Tv. Emra të njohur dhe të lidhur ngushtë me PD-në e Sali Berishës si Enno Bozdo, Ervin Minarolli dhe Ilir Stojku nga 4.4 mln lekë të vjetra i kanë paguar Syrit për fushatën e Belind Këlliçit. Gjithashtu një emër i njohur që ka paguar televizionin e Berishës për Këlliçin është Andia Pustina, e cila ka dhënë plot 5.2 mln lekë të vjetra. Andia Pustina është pronare e Studio Pustina, e besuara e dhëndrit të Sali Berishës Jamarbër Malltezit, të cilën e ka përdorur për dokumentacionin në aferën e privatizimit të klubit partizani. SPAK ka sekuestruar dokumente në Studion Pustina ku rezulton se Malltezi ka marrë mijëra euro cash ndër vite të gjitha të padeklaruara. SPAK disponon dhe një dokument i sekuestruar në ambientet e studios së kontabilitetit të Andia Pustinës e besuara e Jamarbër Malltezit vërteton se dhëndrit të Sali Berishës i janë dhënë 547 mijë euro cash. Andia Pustina ka qenë edhe drejtoreshë e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës kur kjo e fundit drejtohej nga Partia Demokratike.

Me të gjitha këto financime që vetëm këto së bashku shkojnë rreth 18 mijë euro, duket se janë bërë 2 punë në një rrugë, edhe financohet fushata e Belos, por edhe televizioni i familjes.

Ka një emër në dukje i panjohur mes dhuruesve të Belind Këlliçit por një kërkim i thjeshtë në internet zbulon shumë. Bëhet fjalë për Valter Meshi. Ky ka bërë tre pagesa për Këlliçin, 1.4 mln për qira furgoni, gati 1.5 mln për t’i paguar Belos edhe një darkë iftari elektorale si dhe mbi 820 mijë lekë për qiranë e një Benz Mercedesi.

Valter Meshi, njihet si zjarrvënësi i bunkerit muzeum në qendër të Tiranës, gjatë protestës së opozitës në vitin 2015, ndërkohë që është përmendur edhe se ka kërcënuar përmes emailit një ish ministër. Në 2017-n dihet se është punësuar si redaktor gjuhësor në Ministrinë e Kulturës, sapo Partia demokratike ishte futur si bashkëqeverisëse para-zgjedhore me Partinë Socialiste. Pra 3.7 mln lekë dhuratë për Belon nga një njeri që nuk dihet se çfarë pune bën. Ku i gjeti?

Kontribuuesja më e madhe, të paktën e deklaruar e fushatës së Belind Këlliçit rezulton një zonjë e quajtur Eda Grimci e cila ka dhënë plot 8 mln lekë të vjetra. Grimçi është kryetare e Partisë Demokratike dega 9 në Tiranë, ndërsa edhe pse shkruan se me profesion është avokate, nuk duket të ketë punë tjetër përveçse marrjes pjesë në aktivitetet partiake. Persona të tjerë që kanë dhuruar shumë para janë Armando Beçoku  stomatolog, me 5.5 mln lekë të vjetra, dhe Dardana Angjellari, e cila dy herë ka dhënë mbi 4.6 mln lekë të vjetra. Ndërsa Erson Cokaj dhe Ervin Cokaj, 2 vëllezër kanë dhuruar nga 4 mln lekë të vjetra, pra gjithsej 8 mln. Edhe për këta të katërt janë të paqarta burimet e të ardhurave që të mund të japin për një fushatë të një individi shifra kaq të majme. Ndërkohë që rreth 820 mijë lekë të vjetra ka dhuruar Olsi Duzha, i cili gjatë fushatës ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit për Komunikimin Publik të Belind Këlliçi. Pra i punësuar i Këlliçit në vend të merrte një rroga, e ka financuar punëdhënësin. Një tjetër çudi e pashpjegueshme.

KUSH I DHA PARA BELIND KËLLIÇIT, TË GJITHË EMRAT
Belind Kellici                                                        97794 L           (Rreth 1 mln lekë të vjetra)
Zhozimar Shazi                                                    205000 L          (Rreth 2 mln lekë të vjtera)
Dardana Angjellari                                               214000 L             (2.14 mln lekë të vjetra)
Dardana Angjellari                                               250000 L             (2.5 mln lekë të vjetra)
Anna Shkreli (partnerja)                                      200000 L             (2 mln lekë të vjetra)
Anna Shkreli (partnerja)                                      100000 L             (1 mln lekë të vjetra)
Arlinda Qato                                                          200000 L             (2 mln lekë të vjetra)
Armando Becoku                                                  550000 L             (5.5 mln lekë të vjetra)
Endrit Memia                                                         100000 L             (1 mln lekë të vjetra)
Eda Grimci                                                             800000 L             (8 mln lekë të vjetra)      
Florian Kalemi                                                       500000 L             (5 mln lekë të vjetra)
Erson Cokaj                                                           400000 L             (4 mln lekë të vjetra)
Ervin Cokaj                                                            400000 L             (4 mln lekë të vjetra)
Olsi Kasemi                                                            400000 L             (4 mln lekë të vjetra)
Veli Ahmati                                                             500000 L             (5 mln lekë të vjetra)
Dritan Mimani                                                        400000 L             (4 mln lekë të vjetra)
Dorel Memoci                                                        100000 L             (1 mln lekë të vjetra)
Revi Kazani                                                            150000  L             (1.5 mln lekë të vjetra)
Eduard Rexha                                                        500000 L             (5 mln lekë të vjetra)
Hysni Spahiu                                                          500000 L             (5 mln lekë të vjetra)
Miranda Kuka                                                        500000 L             (5 mln lekë të vjetra)
Katriel Myrta                                                          500000 L             (5 mln lekë të vjetra)
Mateo Topuzi                                                         150000 L             (1.5 mln lekë të vjetra)
Gentiana Vangjeli                                                  70000 L               (700 mijë lekë të vjetra)
Adelina Cullhaj                                                      50000 L                (500 mijë lekë të vjetra)
X N                                                                          30000 L                 (300 mijë lekë të vjetra)
Maltin Grabovaj                                                     50000 L                  (500 mijë lekë të vjetra)
Bleona Mija                                                            69750   L             (Rreth 700 mijë L të vjetra)
Anxhelo Karalliu                                                   150000 L             (1.5 mln lekë të vjetra)
Xheraldina Rexhvelaj                                           50000 L               (500 mijë lekë të vjetra)
Xhorxhina Nico                                                     70000 L                (700 mijë lekë të vjetra)
Keti Petrela                                                            80000 L                (800 mijë lekë të vjetra)
Megi Mulosmani                                                    80000 L               (800 mijë lekë të vjetra)
Enno Bozdo                                                           442480                 (4.4 mln lekë të vjetra)
Artemisa Myzyri                                                    300000                   (3 mln lekë të vjetra)
Shpetim Qordja                                                    150000 L             (1.5 mln lekë të vjetra)
Olsi Duzha                                                              81936   L             (820 mijë lekë të vjetra)
Ervin Minarolli                                                       442480 L             (4.4 mln lekë të vjetra)
Ilir Stojku                                                                442480 L             (4.4 mln lekë të vjetra)
Andia Pustina                                                         521462 L             (5.2 mln lekë të vjetra)
Valter Meshi                                                            146000 L             (1.46 mln lekë të vjetra)
Suzana Kelliçi (Mamaja)                                         255677 L             (2.55 mln lekë të vjetra)
Reshard Kelliçi (Vëllai)                                           864075 L               (8.64 mln lekë të vjetra)
Eden Kollcinaku                                                      479691                 (4.8 mln lekë të vjetra)
Valter Meshi                                                             140000 L               (1.4 mln lekë të vjetra)
Valter Meshi                                                              82875                   (828 mijë lekë të vjetra)
Oleg Gora                                                                  81000 L                 (810 mijë lekë të vjetra)
O G                                                                             25200                   (252 mijë lekë të vjetra)
O G                                                                             36000                   (360 mijë lekë të vjetra)

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 23/06/2024 23:44

    I pastrun leket zhgarravinat e Salehut.

    Përgjigju
  • rezi: 23/06/2024 14:33

    O Zot i japin sponsorizohet nje krriçi qe mbeti gomar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?