Zbulohet laborator kokaine dhe heroine në Prishtinë, ministri i Brendshëm Sveçla: Do ta godasim pa mëshirë këtë fenomen

22 Shtator, 14:54| Përditesimi: 22 Shtator, 15:09

  • Share

Policia e Kosovës ka njoftuar ditën e sotme, se hetuesit e njësitit të anti-drogës kanë shkatërruar një laborator të kokainës dhe heroinës në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, pas një pune hetimore rreth dhjetë mujore dhe aplikimit të masave të veçanta të hetimit  nga hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës me datë 21.09.2024, rreth orës 21:50, në rrugën “ Hyzri Talla” në Prishtinë, në podrumin e  një banese është gjetur substancë e dyshuar narkotike në gjendje të lëngshme në enë plastike, e cila ishte në proces të terjes-ngurtësimit  dhe substanca ende të pa detajuara si dhe mjete të punës të cilat janë përdorur për përpunimin e substancave narkotike si  “Laborator”.

“Dyshohet që ky ‘laborator’ për përpunimin e substancave narkotike të llojit heroinë dhe kokainë është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë kohore, ku pas përpunimit të substancave, të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për këtë aksion reagoi edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili tha se ky fenomen do të goditet pa mëshirë dhe se askush nuk do të jetë i paprekshëm para ligjit.

“Kjo betejë do të vazhdojë dhe askush nuk do të jetë i paprekshëm e i fuqishëm para ligjit. Ky fenomen që rrezikon jetën e fëmijëve e rinisë sonë dhe që shkatërron harmoninë në familjet e vendit tonë, do të goditet në vazhdimësi dhe pa mëshirë nga ana jonë”, shkruan ai.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?